1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi gjerman për ditën e 1 Majit

AUD1 Maj 2008
https://p.dw.com/p/DrX2
Në foto: një demonstratë 1 maji në Rostok
Një demonstratë 1 maji në RostokFotografi: AP

Gazetat gjermane reflektojnë sot për 1 Majin, ditën ndërkombëtare të punës. Në gazetën KÖLNER STADT-ANZEIGER ndër të tjera lexojmë:

"Numri i punëtorëve po rrudhet. Kjo shenjon së pari një ndryshim të thellë të botës ku jetojmë. Por jo vetëm këtë. Në plan afatgjatë ndryshojnë edhe pamjet që kanë para vetes njerëzit. Vetëkarakterizimi përmes profesionit që ke, i përket një epoke të kaluar. Ky karakterizim konkurohet sot nga projekte diverguese jetësore. Pabarazia sociale vazhdon edhe sot të ekzistojë. Parimet e demokracisë sociale në këtë mënyrë rëndohen mjaft. Por strukturat e këtyre parimeve nuk mund të përfshihen më me kategoritë konceptuale të shoqërisë industriale. Punëtorët dhe të papunët e pambrojtur sot dhe që rrezikohen nga përjashtimi social si dhe ata që janë përjashtuar me kohë, që kanë hequr vetë dorë- me punëtorin e dikurshëm, të ndërgjegjshëm për klasën ku ai bënte pjesë, ata nuk kanë asgjë të përbashkët."

NEUE WESTFÄLISCHE tenton të shpjegojë sukseset e fundit në luftën sindikale në Gjermani:

"Sindikatat shëllehen në diellin e një suksesi të pazakontë, pa pasur vërtet ndonjë meritë të veçantë. Sepse, që ato kanë arritur aty këtu të mbrojnë me sukses interesat e punëtorëve, kjo ka të bëjë edhe me konjukturën e mirë. Tani ka diçka që mund të ndahet. Punëdhënësit do të tregoheshin të mençur, sikur t'u jepnin të punësuarve te ata vetë, me bindje, dhe pa një luftë të gjatë punëtore, një pjesë të kësaj që mund të ndahet. Po të vepronin kështu, ata do të tregonin se i merrnin seriozisht punonjësit, se i çmojnë ata dhe ndërtojnë një urë mbi një hendek të ri, i cili konsiderohej prej kohësh i mbushur."