1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi gjerman rreth raportit të progresit të Komisionit të BE-së për Serbinë

13 Tetor 2011

Shtypi gjerman komenton propozimin e Komisionit të BE-së për t'i dhënë Serbisë statusin e vendit kandidat me kusht.

https://p.dw.com/p/12rKX
Ilustrim - disa të përditshme gjermane.
Fotografi: picture-alliance/dpa

Gazeta Süddeutsche Zeitung shkruan në artikullin "Kandidat Serbien" për vendimin e Komisionit për t'i dhënë Serbisë statusin e kandidatit për anëtarësim:

"Megjithë konfliktin e vazhdueshëm me Kosovën dhe megjithë bllokadimin e bisedimeve për procedurimin në kufirin e përbashkët me provincën e dikurshme Sebia merr statusin e kandidatit për në BE. Këtë e propozoi të mërkurën Komisioni i BE. Nëse vendet anëtare e ndjekin këtë rekomandim, atëherë Beogradit do t'i hapej dera në BE. Me statusin e kandidatit nuk lidhen patjetër bisedimet për pranim. Por ato mund të fillojnë shumë shpejt vlerësojnë diplomatët."

Frankfurter Allgemeine Zeitung në komentin me titull "Për t'u menduar tri herë", shkruan:

"Sipas vullnetit të komisionit në Bruksel Serbia ka marrë statusin e kandidatit për pranim në BE. Më këtë hapet rruga e anëtarësimit dhe në fakt Evropa u ka hapur një perspektivë të tillë shteteve të "Ballkanit Perëndimor", me qëllim që ta stabilizojë këtë rajon. Megjithatë shtetet anëtare, që kanë për të vendosur, duhet ta mendojnë çështjen dy ose tri herë. Ata duhet të vënë kusht përfundimin e konfliktit të Kosovës. Rasti i Qipros ka treguar, se në zgjidhje më vonë nuk është më e lehtë por e pamundur, me të gjitha pasojat për funksionimin e brendshëm të BE. Përveç kësaj Bashkimi Evropian duhet ta ketë të qartë, se çfarë po ndodh me të. Të 27 shtetet anëtare nuk do ta arrijnë siç duket të ardhmen duke ecur me një hap. Nëse kjo është e dëshiruar dhe në çfarë formacioni, për këtë flitet deri tani shumë pak. Por kjo është shumë e domosdoshme përpara se të vendoset për zgjerime të tjera. Pastaj është i lejuar dyshimi në se gjendja e brendshme e Serbisë në një kohë të parashikueshme është kompatibël me BE."

Po në Frankfurter Allgemeine Zeitung në artikullin "Serbia do të bëhet kandidat i BE Komisioni: Negociata pranimi me Malin e Zi" lexojmë:

"Komisioni i çertifikoi Malit të Zi përparime në sistemin e reformave, në rishikimin e ligjit zgjedhor, në lirinë e shtypit, për antidiskrimin dhe në luftimin e korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar. Prandaj bisedimet e pranimit shtetin e vogël të Ballkanit, që u shkëput nga Serbia në vitin 2006, do të fillojnë. Füle deklaroi se Mali i Zi do të jetë vendi i parë ku komisioni do të ketë një qasje të re në politikën e brendshme dhe të drejtësisë. Kapitujt përgjegjës në negocitat e pranimit duhet të hapen tani shpejt dhe të jenë të fundit që do të përfundohen. BE ka deri sot vështirësi, që Rumania dhe Bullgaria megjithë mangësitë e njohura në sistemin e drejtësisë pranohen në BE. Për Turqinë Fyle konstatoi se negociatat e pranimit që prej më shumë se një viti nuk kanë përparuar. "Për këtë janë të pakënaqura të dyja palët."....Anëtarë të BE do të bëhen në të ardhmen edhe Shqipëria dhe Kosova dhe Bosnjë-Hercegovia. Ansjë prej këtyre vendeve nuk i ka ndërmarrë deri tani reformat e mjaftueshme, për të arritur statusin e kandidatit për pranim.

Autor: Angelina Verbica (faz, sz)

Redaktoi: E. Xhani