1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Auslandspresse Gaza

Lindita Arapi26 Nëntor 2008

Që prej tre javësh njerëzit në Rripin e Gazës jetojnë si në një burg të madh. Izraeli vazhdon t'i mbajë mbyllur pikëkalimet kufitare. Shtypi i huaj nuk lejohet të raportojë mbi gjendjen.

https://p.dw.com/p/G20r
Ushtarë izraelitë duke mbyllur portën e gardhit rrethues në Rripin e Gazës
Ushtarë izraelitë duke mbyllur portën e gardhit rrethues në Rripin e GazësFotografi: picture-alliance / dpa

Gjykata e Lartë e Izraelit të martën i dha 15 ditë afat qeverisë së kryeministrit Ehud Olmert për t'u prononcuar lidhur me akuzën e shoqatës së gazetarëve të huaj në Izrael për rihapjen e Rripit të Gazës për mediat. Në një deklaratë me shkrim të kësaj shoqate thuhet se është apeluar ndaj kësaj shtyrje në kohë të çështjes dhe është kërkuar një seancë dëgjimore para Gjykatës së Lartë.


Që prej tre javësh zona bregdetare është mbyllur për qindra gazetarë të huaj të akredituar në Irak. Madje edhe në kohën e lufimeve më të ashpra mes ushtrisë izraelite dhe ekstremistëve plaestinezë, apo Hamasit të armatosur dhe përkrahësve të Fatahut Rripi i Gazës ka qenë mbyllur vetëm për një afat disaditor. Ankesës 36 faqëshe me shkrim të shtypit të huaj në Izrael i bashkangjitet edhe një letër proteste e gazetave të mëdha evropiane dhe amerikane, agjensive të lajmeve, ndër to edhe televizionet gjermane ARD dhe ZDF. Ministri i mbrojtjes, Ehud Barak vendosi ditën e martë mbylljen e të gjitha pikëkalimeve rreth Rripit të Gazës, kjo sepse palestinezë militantë në natën e mëparshme kishin qëlluar me raketa Kasam. Më vonë u tha se raketat kishin përfunduar në territor palestinez. Me përjashtim të dy rasteve, organizatat humanitare të Kombeve të Bashkuara si edhe organiaza të të tjera ndërkombëtare nuk mund të transportojnë ndihmat në Rripin e Gazës.


Në një nga raportimet e televizionit Al xhazira, një nga televizionet e vetme që raporton nga ky rajon thuhej se qindra mijëra palestinezë rrinë në terr në shtëpitë e tyre. Në kronikë një grua e vjetër: "Më mirë vdekja se sa të durosh këto tortura. Kjo është një jetë e poshtërimit." Ndërsa një grua tjetër thotë: "Nuk kemi ujë, rrimë ulur në terr, nuk jemi mirë. Situata jonë nuk mund të përshkruhet kollaj."

Sipas organizatës së Kombeve të Bashkuara rreth 1,5 milionë palestinezë janë të varur nga ndihmat që vijnë nga organizatat humanitare të OKB-së.