1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi ndërkombëtar i javës

S.H. 19 Tetor 2008

Shtypi ndërkombëtar u fokusua gjatë kësaj jave tek kriza globale financiare dhe efektet e saj në politikën mbarëbotërore.

https://p.dw.com/p/FdYT


Në gazetën franceze Figaro shfletojmë:


"Kriza financiare solli një ndryshim radikal në politikën amerikane dhe në parketin diplomatik. Përpara pak javësh banka Lehmann Brothers u la në duart e fatit dhe nuk gëzoi asnjë mbështetje. Pak kohë më vonë u aprovua plani Paulson për rekapitalizimin e bankave. Vetëm kjo kthesë mjafton për ta ndjerë revolucionin idelogjik që ka filluar. Qeveria e Xhorxh Bushit sapo pranoi publikisht se nuk ka nevojë për dogmat e saj. Kjo bëhet e qartë në Irak, ku amerikanët kërkojë tashmë aletatë në rradhët e sunitëve, por edhe në Afganistan, ku po kërkohet zgjidhje në bisedime me Talibanin. Në fakt pragmatizmi i amerikanëve duhet lavdëruar, sepse ai mbetet feja e vetme e amerikanëve, në emër të së cilës ata djegin idole, përpara se të bëhet vonë."



Gazeta milaneze Corriere della Sera shkruan:


"Kishim shpresuar deri në momentin e fundit, se disa ekonomistë do të deklaronin "Mea Culpa". Sepse në fakt një pjesë e madhe e këtij sektori nuke e ndjeu absolutisht katastrofën që po afrohej. Mos vallë ajo ishte e paparashikueshme? Sigurisht që jo. Katastrofa ishte absolutisht e parashikueshme. Dhe një sektor si ai ekonomik nuk ka asnjë lloj vlere kur nuk është në gjendje të parashikojë fenomene. Për çfarë vallë shërbejnë ekspertizat shkencore financiare? Asgjë, përveç se katastrofa edhe më të mëdha."



Ndërkohë gazeta Die Pariser Zeitung "Le Monde" paralajmëron se nuk duhet harruar uria në botë për shkak të krizës aktuale financiare:


"Në mes të krizës, gjatë ditës botërore kundër urisë, u deklarua se rritja e çmimeve të prodhimeve bujqësore dhe i naftës, e rriti numrin e të uriturve në botë gjatë vitit 2008 në 75 milionë njerëz. Ekpertët kanë paralajmëruar madje se tregjet bujqësore do të mbesin edhe disa kohë në rrezik. Vetëm 2.400 km larg bursës së ëall Street, përqëndrohet në Haiti, një ndër vendet më të varfëra të botës, dëmi më i madh. Pas falimentimit të sistemeve të saj financare, bota duhet të fillojë një ditë me rikuperimin e falimentimeve të saj morale."