1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi për Kodin federal për Ambientin

dpa/pp3 Shkurt 2009
https://p.dw.com/p/GmOx
Fotografi: picture-alliance/dpa

Në parlamentin gjerman dështoi miratimi i një kodi federal për mbrojtjen e ambientit. Kjo ka shkaktuar një tronditje në koalicionin qeveritar, i cili e kishte propaganduar fort një kod të tillë duke e përfshirë edhe në marrëveshjen e koalicionit qeveritar.

Në lidhje me këtë "Stuttgarter Zeitung" shkruan:

"Me varrosjen e Kodit federal për Mbrojtjen e Ambientit nuk dështoi ndonjë temë periferike dhe tepër speciale, interesante, por e parëndësishme. Fjala ishjte për një projekt të madh politik, i cili ka më tepër se 20 vjet që ndodhet në axhendën politike. Ja edhe bilanci: së pari tre ministra që u takonin tri partive të ndryshme i besuan vetes më tepër se duhej. Së dyti koalicioni i madh dështoi në nismën e vet më të rëndësishme ekologjike dhe politiko-ekonomike të marrëveshjes së koalicionit qeveritar dhe së treti nuk u arrit as rinimi programatik në fushën e mbrojtjes së ambientit dhe të politikës së klimës për të cilën i ishte përbetuar Angela Merkeli partisë së saj.

Gazeta "Nordkurier" vëren:

"Përveç dëmeve të tjera kolaterale, koalicioni i madh solli me këtë dështim një dëshmi tjeter se gjithë ato faqe që u mbushën nuk ia vlenin as letrës e as bojës me të cilën u shkruan. Shumë më e tmerrshme është përshtypja që krijohet te elektorati, pra që fjalët e mëdha të politikanë nuk ndiqen prej veprave. Çburokratizimi dhe përmirësimi i ligjeve për ambientin janë tepër të domosdoshme. Në rast se punët shkojnë keq dhe nuk do të kemi të paktën ndryshime të pjesshme, atëhere ndonjë projekt i arsyeshëm me të cilin lidhen edhe vende pune, do të mbytet prej kohës që u duhet zyrave për të dhënë lejet përkatëse. "