1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shumë të vdekur dhe dhjetëramijë të pastrehë pas tërmetit në Itali

6 Prill 2009

Paralajmërimet e një studjuesi për tërmetin u hodhën poshtë nga autoritetet italiane

https://p.dw.com/p/HRQt
Fotografi: AP

Përveç viktimave dhe dëmeve pas tërmetit të fuqishëm në L' Akuila, në Itali tani kanë nisur polemikat në opinionin publik. "Parashikoj një termet në Abruco". Kështu ishte shprehur para një jave Giampaolo Giuliani, hulumtues në Institutin për Fizikën Berthamore në Gran Sasso. Por alarmi u hodh poshtë nga komisioni shkencor i sizmologëve italianë, dhe ndaj hulumtuesit do të hapet një hetim.

Sipas drejtorit të institutit të gjeofizikës dhe vullkanologjisë, Guido Bertolasi, termeti nuk ishte i parashikueshëm, por deklaron se duhet patur vazhdimisht vëmendje, sepse ai rajoi është zonë sizmike. Kjo për shkak të mënyrës së formimit të territorit. Me fjalë të tjera, origjina e maleve që e mbulojnë rajonin ka të bejë me levizjen e kores së tokës. Kjo dukuri natyrore tregohet me një aktivitet sismik të vazhdueshëm në kohë, me intensitet të ndryshëm.

Bildergalerie Erdbeben in Italien
Abruco në Itali, epiqendra e tërmetitFotografi: picture alliance / ZB

Normativa kombëtare përcakton ligje të posaçme për përballimin e rrezikut të termetit. Ndër to, ligje të reja caktojnë kriteret për ndërtimin e godinave. Por mbetet problemi i ndërtesave më të vjetra, që nuk u shpëtojnë lëkundjeve të fuqishme, që ndodhin herë pas here .

Për rastin e sotëm, kryeministri italian Silvio Berlusconi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Ai ka anulluar vizitën e tij në Moskë dhe do të shkojë në L'Akuila për të parë nga afër demët.

Në Itali, dukuri të tilla natyrore po ndodhin shoeshme ndërkohë që menjëhere vihen në levizje organizatat humanitare.




Autor: Giovanna Nanci

Redaktoi: Angjelina Verbica