1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shutdown për BE-në?

Ralf Bosen/Pandeli Pani31 Tetor 2013

Nëse në zgjedhjet evropiane në maj të vitit 2014 do të fitojnë partitë e djathta populiste, që janë armiqësore ndaj BE-së dhe euros, ato do të kenë ndikim në Parlament.

https://p.dw.com/p/1A9Jc
Fotografi: Picture-alliance/dpa

Ato që vështirë se dikush kishte menduar se mund të jetë e mundur, u bë realitet. Një grup politikanësh reaksionarë, lëvizja Teaparty, i zhyti Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një krizë buxhetore. Vetëm me vështirësi të mëdha Presidenti Obama arriti t'i jepte fund bllokadës administrative dhe të pengonte falimentimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. "SHBA-ja është larg, te ne kjo nuk mund të ndodhë," kështu mendojnë shumë evropianë. Por ndoshta ata e kanë gabim, sepse edhe në Parlamentin e BE-sä nuk përjashtohet në të ardhmen një politikë bllokuese e forcave reaksionare.

Nëse në zgjedhjet evropiane në maj të vitit 2014 do të fitojnë partitë e djathta populiste që janë armiqësore ndaj BE-së dhe euros, ato do të kenë ndikim në Parlament. Aty këto parti mund të formojnë aleanca dhe të ndikojnë ndaj politikës së BE-së në favor të tyre. Brukseli nuk beson se në një rast të tillë puna e BE-së do të paralizohet plotësisht, por frika se një gjë e tillë mund të çojë në bllokimin apo zvarritjen e nismave legjislative dhe një pengim të përgjithshëm të punës parlamentare po shtohet.

English Defence League
English Defence LeagueFotografi: picture alliance/Photoshot

Franziska Keller, eurodeputete e të Gjelbërve tha për Deutsche Welle se bllokada të grupeve reaksionare ekzistojnë tashmë në Parlament. "Së shpejti mund të ndodhë më shpesh që të bllokohen nisma legjislative etj, " paralajmëroi deputetja.

Franziska Keller,
Franziska KellerFotografi: DW/M. Böhnisch

Aleancë e populistëve të djathtë

Aktiv është sidomos kampi i populistëve të djathtë, ai francez nën drejtimin e Marine Le Pen dhe ai holandez nën drejtimin e Geert Wilders duan të punojnë së bashku dhe do të takohen me 13 nëntor për të diskutuar një strategji të përbashkët për zgjedhjet për Evropën. Franziska Keller mendon se ata do t'i kundërvihen politikës së BE-së për migracionin dhe refugjatët.

Frankreich Marine Le Pen Rechtspopulistin von der Front National FN
Marine Le PenFotografi: Pierre Andrieu/AFP/Getty Images

I shqetësuar u shpreh edhe kryeministri italian Enrico Letta. Ai tha për New York Times se "Populizmi është sot fenomeni social dhe politik më i rrezikshëm për Evropën" dhe kërkoi që të gjithë t'i kundërvihen këtij fenomeni, "sepse përndryshe nga zgjedhjet e majit 2014 do të dalë Parlamenti Evropian më antievropian që kemi pasur deri më sot."

Pro-evropianët duhet të fitojnë të paktën 70 për qind të mandateve për të parandaluar një "makth". Por në pothuajse të gjitha vendet e BE partitë e djathta populiste, parti anti-europiane dhe ato euro-skeptike po fitojnë peshë. Çështjet e tyre kryesore si emigracioni, politika e kursimeve, apo dalja nga BE-ja dhe nga eurozona i kanë dominuar zgjedhjet e fundit.

Vendimtare pjesëmarrja në zgjedhje

Një pjesëmarrje e ulët në votime mund ta lehtësonte gjithashtu hyrjen e kundërshtarëve të BE-së në Parlament. Në zgjedhjet e fundit evropiane në qershor 2009, pjesëmarrja ishte vetëm rreth 43 %, pra shumë më e ulët sesa mesatarja prej 60 deri në 70 për qind që është e zakonshme në zgjedhjet legjislative nacionale dhe presidenciale në vendet demokratike."Sa më e ulët të jetë pjesëmarrja, sa më indiferentë të jenë votuesit, aq më e lehtë është për forcat radikale për të fituar shumicën", tha në intervistë me DW Sergej Lagodinsky nga Fondacioni Heinrich Bëll.

Parlamentswahl in Tschechien Auszählung Stimmen
Fotografi: Reuters

Eurodeputetë si Franziska Keller duan që deri në zgjedhjet e ardhshme të përpunojnë strategji se si mund të pengohen populistët e djathtë, që deri tani kanë dështuar prej gridjeve të brendshme nacionaliste.