1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Si mund të ndalohet pirateria?

S.H 26 Qershor 2008

Pengmarrja e turistëve gjermanë pranë Somalisë dhe kërkesa e disa partive politike për angazhimin e marinës gjermane në brigjet e Afrikës, është një ndër temat kryesore të gazetave të sotme gjermane.

https://p.dw.com/p/EQty
Fotografi: picture-alliance/dpa

"Frankfurter Allgemeine Zeitung" komenton:

"Nuk kemi fare nevojë të krijojmë ligje të reja mbi kufirin e ndërhyrjes së ushtrisë gjermane në raste nevoje, sepse këtë të drejtë, pra atë të vetëmbrojtjes, e kanë të gjithë. Sipas të drejtës ndërkombëtare, Gjermanisë i lejohet të dërgojë anije në vende ku ndodhin vjedhje apo plaçkitje detare. Nuk flet asgjë kundër propozimit, që ky fakt të theksohet edhe njëherë në kushtetutë, duke qartësuar edhe njëherë se në cilat raste mund të zhvillohen misione ushtarake jashtë dhe brenda vendit. Sigurisht që është legjitime që ta vëmë në pyetje çdo mision ushtarak gjerman, por nga ana tjetër, bundesveri duhet të jetë gjithmonë në gjendje të vetëmbrohet dhe të likuidojë ata që thyejnë ligjet."


Ndërsa gazeta "General-Anzeiger" nënvizon:


"Tani unioni kristian-demokrat CDU, ka gjetur një fushë të re problematike, në bazë të së cilës, mund të gjendet një mudnësi për ta ndryshuar kushtetutën persa i përket piraterisë. Ndonëse tingëllon e pabesueshme, marinës gjermane i lehoet në bazë të nenit 87a të kushtetutës, që të ketë kompetenca të ngjashme me ato të policisë në luftën kundër piraterisë. Dhe në rast se puna arrin deri aty sa kushtetuta të ndryshoeht vërtetë, atëherë qeveria mesiguri që nuk do të hezitojë për të ndryshaur edhe pjesën që mbetet: misione brenda vendit."