1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Si votojnë migrantët?

Matthias Hellfeld11 Maj 2012

Migrantët me origjinë turke preferojnë qartë Partinë Socialdemokrate.

https://p.dw.com/p/14thn
Fotografi: picture-alliance/dpa

Tek migrantët me origjinë turke në sondazhe rezulton se prin qartë Partia Socialdemokrate (SPD). Në një studim të Qendrës së Duisburgut për Studime mbi Turqinë dhe Integrimin, autorja Martina Sauer në 2010 arriti në rezultatin se në NRW 37% e tyre votojnë SPD, 20% ekologjistët, por vetëm 4% votojnë CDU dhe më pak se 1% FDP. Këto preferenca të qarta për partitë janë logjike për Tajfun Keltekun, kryetarin e Këshillit të Integrimit në NRW: "Këto dy parti kanë inkuadruar në programet e tyre shumë kërkesa të popullsisë me origjinë turke. Pra ato angazhohet për shqetësimet e turqve."

Bundestagswahl Deutschland 22.09.2013 Wahllokal Wahlurne
Fotografi: picture-alliance/dpa

Keltek e ilustron këtë me faktin që si socialdemokratët ashtu edhe Aleanca 90/Të Gjelbrit kërkojnë shtetësi të dyfishtë për turqit si dhe të drejtë elektorale komunale për ta. "Për turqit që jetojnë këtu prej 50 vjetësh kjo nuk është ende e mundur", thotë Keltek, i cili është aktivist për Partinë Socialdemokrate (SPD). SPD dhe ekologjistët fitojnë pikë edhe në një tjetër fushë politike tek migrantët turq. Të dyja partitë kanë qendrim më pozitiv ndaj anëtarësimit të Turqisë në BE se sa CDU apo FDP, të cilët sipas Keltek "e luftojnë antarësimin e Turqisë".

Wahlkampfveranstaltung SPD Peer Steinbrück
Fotografi: Getty Images

Preferenca të ndryshme

Prej rreth 10 vjetësh preferencat partiake të migrantëve turq kanë objekt studimesh. Në NRW ato shfaqin një tendencë të qendrueshme për kampin e socialdemokratëve dhe ekologjistëve. Përkrahja për SPD-në ka qenë mes 40 dhe 50 për qind. Ndërsa përkrahja për të gjelbrit ka pasur luhatje të forta. Mes 1 dhe 20 për qind janë vlerat e preferencave për këtë parti. Me ritme të ngadalta por pa ndërprerje është rritur përkrahja për Të Majtën. Kjo përkrahje shënon tani rreth 8 për qind.

Krejt ndryshe janë këto shifra në grupin e të shpërngulurve. Bëhet fjalë për të afërm të pakicave gjermane, familjet e të cilëve për breza me radhë kanë jetuar në Evropën Lindore, Qendrore dhe Juglindore dhe pjesërisht në Azi. Me hyrjen në Republikën Federale ata marrin të gjitha drejtat qytetare dhe kanë të drejtë vote. Sipas një studimi të vitit 2007 ata votojnë shumë më tepër për kampin konservator.

Bundestagswahl 2013 Wahlkampfabschlussveranstaltung CDU
Fotografi: picture-alliance/dpa

Ndërkohë që shumë të shpërngulur e shohin atdheun e tyre të ri si objektivin e përpjekjeve disavjeçare, shumë qytetarë me origjinë turke nuk ndihen pjesëtarë me të drejta të barabarta në shoqëri. Për kryetarin e Këshillit të Integrimit në NRW, Tajfun Keltek, këto politika gjermane ka shumë për të bërë. Sipas tij kjo është ndoshta arsyeja përse një e pesta e qytetarëve me të drejtë vote nuk shkojnë të votojnë. Veç kësaj kandidatët nuk tregojnë vëmendjen e duhur ndaj migrantëve turq: "Shumë qytetarë me origjinë turke nuk votojnë pasi nuk kanë asnjë mendim për kandidatët."