1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Siguri për pasagjerët e trenave

Wolfgang Dick22 Gusht 2016

Një atentator hapi zjarr në 21 gusht 2015 ndaj udhëtarëve - në trenin ekspres Thalys nga Amsterdami për në Paris. Pasagjerët arritën ta pengojnë të vazhdonte më tej. Si paraqiten një vit pas atentatit masat e sigurisë?

https://p.dw.com/p/1JmYD
Frankreich Bahnsicherheit in den Bahnsteigen
Fotografi: Getty Images/AFP/P. Kovarik

Franca ka marrë masat më të rrepta. Në stacionin e trenit të Parisit, Gare du Nord dhe në Lile janë vendosur bllokime kalimi sigurie, të cilat ngjashëm si në aeroporte funksionojnë me detektorë metalesh. Për të hipur në tren, udhëtarët duhet të jenë të pranishëm të paktën njëzet minuta para nisjes së trenit, koha e pritjes është e gjatë. Por këto masa sigurie vlejnë vetëm për trenin e shpejtësisë së lartë Thalys. Trenat e tjerë kontrollohen me prova sporadike duke e shtuar personelin e sigurisë.

Herë pas herë nëpër trena sheh policë dhe personel sigurie të veshur si civilë, për të ndaluar pasagjerë që duken të dyshimtë. Në platformat e të gjithë stacioneve të trenave ka verifikim të dendur të dokumenteve të identitetit.

Tensioni në Bruksel ka rënë

Atentatori Ayoub El Kahzani u ngjit në gusht 2015 jo në Francë, po në Belgjikë në trenin ekspres, stacioni i fundit të të cilit do të ishte Parisi. Marokeni 25 vjeçar qe armatosur me një revolver, një thikë qilimash dhe një pushkë automatike. Në territorin belg ai nuk ra në sytë me armët që mbante. A do të kishte rënë në sy sot, një vit pas atentatit?

Brukseli i ka ulur masat e sigurisë që u vendosën pak kohë më parë. Kontrolle me detektor si në aeroporte aktualisht nuk ka. Por një hyrje është mbyllur në stacionin jugor të trenave në Bruksel. Kangjella bllokuese sheh vetëm rrallë. Pranë Thalysit, para çdo vagoni sheh kontrollorë biletash, por ata kanë qenë edhe më parë. Në pjesën tjetër të vendit nuk sheh masa që të bien në sy.

Frankreich Bahnsicherheit in den Bahnsteigen
Fotografi: Getty Images/AFP/T. Coex

Situata në Gjermani

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere ka deklaruar se nuk dëshiron kontrolle të përgjithshme personash dhe bagazhesh në trena. As në Evropë dhe as në Gjermani. Në vend të kësaj ai kërkoi një ruajtje më të gjerë në Evropë të të dhënave të pasagjerëve të avionëve - sidoqoftë atentatori i Thalysit pati udhëtuar më parë edhe më avionë.

Në Gjermani udhëtojnë çdo ditë me tren më shumë se shtatë milionë vetë. Me këtë numër njerëzish, me lidhjen e ngushtë midis trenave të distancave të afërta me trenat e distancave të largëta dhe për shkak të lirisë spontane të lëvizjes të vlerësuar nga pasagjerët, të gjithë ekspertët e kanë të qartë se një kontroll i pasagjerëve si në aeroporte nuk është realist. Hekurudha Gjermane, Deutsche Bahn, preferon që të mbetet "një sistem i hapur".

Kundër rrezikimit të pasagjerëve punojnë në trenat dhe stacionet e trenit në Gjermani 3700 punonjës sigurie dhe 5000 policë federalë. Deutsche Bahn do ta rrisë edhe me disa qindra punonjës të tjerë personelin e sigurisë. 85 milionë euro do të investohen në teknikën e vëzhgimit me video. Që tani në trena ndodhen 27.000 kamera vëzhgimi, ky numër është dyfishi i vitit 2010. Kamerat shtesë në stacionet e trenave regjistrojnë rreth 80 përqind të pasagjerëve.