1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vizita e Papës në Sarajevë

Nils Neubert6 Qershor 2015

Të shtunën Papa Françesku viziton Sarajevën. Nga kjo vizitë presin impulse jo vetëm besimtarët katolikë. Bosnje-Hercegovina ende është një vend i pastabilizuar, 20 vjet pas luftës.

https://p.dw.com/p/1FcY8
Bosnien und Herzegowina Ankunft Papst Franziskus in Sarajevo
Papa në SarajevëFotografi: Getty Images/AFP/G. Bouys

"Vizita e Papës (06.06) vjen në kohën e duhur, tensionet nacionaliste dhe fetare janë gjithnjë e më prezente, nganjëherë ke ndjesinë se asgjë nuk e ndal politikën nacionaliste. Ana-Marija Lasić tingëllon pesimiste. Ajo është 38 vjeç, e lindur dhe rritur në Sarajëvë, ajo e ka përjetuar luftën dhe pushtimin e qytetit nga serbët boshnjakë. Ana është besimtare katolike dhe banore krenare e këtij qyteti dhe Bosnje-Hercegovinës. Një qëndrim i tillë nuk gjendet lehtë mes kroatëve boshnjakë, shumica besimtarë katolikë, që. ankohen se nuk janë qytetarë të barabartë në një vend ku ata janë në minoritet.

Bosnien und Herzegowina Ankunft Papst Franziskus in Sarajevo
Fotografi: Reuters/Str

Në Bosnje-Hercegovinë krahas pakicave të vogla të romëve dhe hebrenjve jetojnë tre etni: Boshnjakët - shumica myslimanë, serbët -shumica ortodoksë serbë, dhe kroatët - shumica katolikë. Në regjistrimin e fundit të popullsisë në vitin 1991, 17% e banorëve në Bosnje-Hercegovinë janë katolikë, 44% myslimanë dhe 31% ortodoksë-serbë. Por këto shifra vijnë nga koha e viteve 1992-1995, vite të luftës në vend. Shumë boshnjakë kroatë ndërkohë kanë emigruar, në Kroaci ose vende të tjera. Për ata që jetojnë në vend, feja dhe komuniteti fetar janë referime të rëndësishme të jetës së përditshme. Prandaj vizita e Papës është një sinjal i rëndësishëm - ata ndjehen të respektuar në përpjekjet e tyre.

Sarajeva - multikulturalitet që jetohet përditë

Por Papa Françesku nuk e ka zgjedhur Sarajevën si destinacion të udhëtimit të tij të tetë jashtë vendit vetëm për arsyet e lartpërmendura. Sarajeva është simbol i bashkëjetesës së kulturave dhe feve. Kjo bashkëjetesë është ngjizur në shekuj, duke u ngritur një kulturë e respektit dhe tolerancës së ndërsjellë - shembull për Europën. Sarajeva vetë është dëshmi e gjallë e kësaj kulture - në një hapësirë të vogël gjendet një sinagogë, një xhami, dhe një katedrale katolike - pak më larg edhe kisha ortodokse serbe. Por më e rëndësishme se fetë që jetojnë krahas njëra-tjetrës, është bashkëjetesa e përditshme thotë Enes Karić, profesor në Fakultetin e Teologjisë në Sarajevë. Sipas tij feja është sot më prezente në jetën e përditshme: "Në shumë vende feja përdoret për luftë, dhunë dhe destabilizim." Prandaj viziza e Papës është e rëndësishme; "Paqja qoftë me Ju" - dhe paqja është sot një fjalë e rëndësishme, shton Enes Karić. Kjo vizitë është e rëndësishme jo vetëm për katolikët, por edhe për ortodoksët, myslimanët dhe hebrenjtë, thekson ai.

Bosnien und Herzegowina Ankunft Papst Franziskus in Sarajevo
Fotografi: Reuters/Str

Katolike dhe qytetare e Bosnje-Hercegovinës

Problemi më akut i Bosnje-Hercegovinës është papunësia tejet e lartë dhe varfëria e madhe. Sipas fondacionit Konrad Adenauer më shumë se 50% e njerëzve janë të papunë, ndër të rinjtë papunësia kap madje shifrat e 72%. Ana-Marija Lasić ia ka dalë të ketë një ndër punët e preferuara në administratë. Nuk kam rrogë shumë të lartë, por të paktën një punë të sigurtë, thotë ajo. Megjithë vështirësitë ajo nuk do ta ndërronte jetën në Sarajevë. Bosnje-Hercegovina është vendi e gëzimi i saj, miqtë e saj janë myslimanë, serbë-ortodoskë, kjo nuk luan ndonjë rol.

Katolikja besimtare është e gëzuar për vizitën e Papa Françeskut, por shton: "Për mua si katolike kjo vizitë nuk do do të thotë shumë. Më e rëndësishme kjo vizitë është për mua si qytetare e Bosnje-Hercegovinës. Ne katolikët mund të shkojmë në Vatikan dhe të shohim Papën. Por tani Papa vjen në vendin tim, një vend që ende nuk është shëruar plotësisht nga tragjedia e luftës dhe konfliktet ndëretnike, edhe 20 vjet pas saj."

Kjo vizitë shihet si një rreze shprese për vendin: Kur politika nuk është në gjendje të bëjë diçka, atëherë të paktën të ndihmojnë gjeste simbolike, mendojnë shumë vetë në Bosnje-Hercegovinë. Shumë media raportojnë për vizitën e Papës, por edhe për poltronin ku do të ulet Papa gjatë meshës në Koshevë. Atë e kanë gdhendur Edin und Salem Hajderovac, dy mjeshtra myslimanë. Ndërsa porosia erdhi nga komuniteti katolik vendor.