1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjerndja në kufirin greko-maqedonas

Zoran Jordanovski3 Dhjetor 2015

Në kufirin greko-maqedonas ka pasur përsëri skena dramatike. Por gjendja është nën kontroll dhe e qëndrueshme, thotë për DW ministri i Brendshëm maqedonas Oliver Spasovski.

https://p.dw.com/p/1HG9N
Fotografi: Getty Images/AFP/R. Atanasovski

Deutsche Welle: Kohët e fundit kemi përjetuar skena dramatike në kufirin greko-maqedonas. Shumë refugjatë duhet të qëndrojnë në kushte të vështira në "zonën neutrale" në kufi. Si është gjendja aktuale?

Oliver Spasovski: Situata në kufi është nën kontroll dhe e qëndrueshme. Policia po vepron në mënyrë shumë profesionale. Ne kemi mirëkuptim për gjendjen e vështirë të këtyre njerëzve. Shumica nuk janë këtu, sepse duan, por për shkak se kanë qenë të detyruar. Ata kanë bërë një rrugë të gjatë, shpesh janë keqtrajtuar, ka shumë që udhëtojnë me fëmijë të vegjël. Kjo bën që ndonjëherë ata të zemërohen. Por e gjitha kjo nuk u jep megjithatë të drejtë për të sulmuar dhe plagosur forcat e sigurisë që bëjnë vetëm punën e tyre. Por forcat e sigurisë janë të vetëdijshme për përgjegjësinë e tyre dhe veprojnë në përputhje me rrethanat. Kjo bën që skenat e padëshiruara të mund të parandalohen në masë të madhe. Kriza e refugjatëve prek qytetarët e Maqedonisë, ashtu si të gjithë qytetarët e Evropës, sepse ky është një problem i përbashkët. Republika e Maqedonisë duhet të bëjë çmos për të siguruar stabilitetin për qytetarët e Maqedonisë, në njërën anë dhe në të njëjtën kohë pranimin e refugjatëve në mënyrë njerëzore nga ana tjetër. Ministria e Brendshme maqedonase vepron sipas këtij parimi.

Oliver Spasovski
Oliver SpasovskiFotografi: Petr Stojanovski

Çfarë do të ndodhë kur gjithnjë e më shumë nga njerëzit që kontrollohen në kufi, kategorizohen si "emigrantë ekonomikë" dhe për këtë arsye mund t'u refuzohet hyrja në Republikën e Maqedonisë? Pse u fut në fuqi kjo e ashtuquajtur "qasje selektive"?

Po, numri i emigrantëve është rritur dhe për këtë arsye ne kemi marrë masa, ashtu si vendet e tjera të rajonit, Sllovenia, Kroacia ose Serbia. Traniziti u lejohet vetëm refugjatëve nga vendet e krizës, si Siria, Afganistani apo Iraku. Siç e dini na kanë ardhur mesazhe nga vendet e BE, që migrantët ekonomikë nuk mund të pranohen. Në anën tjetër, ekzistojnë konventa ndërkombëtare që i garantojnë çdokujt të drejtën për mbrojtje. BE-ja duhet të marrë në lidhje me këtë çështje pozicion të qartë, që të mos ketë tensione në kufirin maqedonas dhe në rajon. Kjo është në interesin e të gjithëve. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me BE-në për të gjitha aktivitetet tona të ardhshme dhe ato do të kryhen në koordinim me BE-në. Unë dua të ritheksoj se ky nuk është vetëm një problem për Maqedoninë, por një problem për Evropën. Prandaj bashkëpunimi i madh është i rëndësishëm për menaxhimin e kësaj krize."

Greqia akuzon Maqedoninë për bllokimet në kufi. A ka ndonjë bashkëpunim mes dy vendeve për problemin e refugjatëve?

Për ta vënë situatën nën kontroll, ne duhet të komunikojnë dhe të koordinojnë punën tonë me të gjitha vendet në rajon dhe në Evropë. Gjë që gjithashtu e bëjmë. Në këtë kuptim, ne jemi duke punuar me policinë greke për të garantuar sigurinë si në Maqedoni dhe në Greqi. Situata e tensionuar mund të tejkalohen vetëm duke rënë dakord mbi zgjidhjet që nuk kërcënojnë situatën e sigurisë në të dy vendet. Dhe kjo është e mundur vetëm nëse punojmë së bashku.

Oliver Spasovski është që prej 11. nëntorit ministër i Brendshëm i Maqedonisë. Ai është anëtar i Bashkimit Socialdemokrat të Maqedonisë.