1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Skeffer: Shumica e qytetarëve të Kosovës janë treguar të matur

Bekim Shehu / Prishtinë14 Mars 2008

Sekretari i përgjithshëm i NATO-os, Jaap de Hup Skeffer tha se trupat e NATO-os, janë të gatshme të përballen me çfarëdo situate që paraqitet në terren. Ai tha se aktet e dhunës janë të papranueshme

https://p.dw.com/p/DOhF
Jaap de Hoop SchefferFotografi: AP

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hup Skefer, tha se forcat paqerujatese në Kosovë do të veprojnë në kuadër të rezolutës 1244 të KS-it dhe ato janë të pëcaktuara që të mbrojnë të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim përkatësie etnike. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, gjatë vizitës në Kosovë takoi udhëheqësit politik kosovarë, vizitoi qytetin e Mitrovicës, mirëpo nuk arriti të takonte udhëheqësit e serbëve të Kosovës. Kjo për faktin që përfaqësuesit serbë nuk dëshiruan ta takojnë Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, sepse gjatë kohës sa ai ishte në Mitrovicë, qindra serbë hynë me dhunë në objektet e gjykatave dhe serbët nuk e panë si moment të duhur ta takojnë zotin Skefer.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, këtë veprim të përfaqësuesve serb e quajti të gabuar, sikundër ai cilësoi të papranueshme edhe veprimet e serbëve gjatë javëve të fundit në veri të Kosovës. Ai përmendi djegien nga serbët të dy pikave kufitare me Serbinë, shpërthimet në vetura e UNMIK-ut dhe së fundi edhe hyrjen më dhunë në objektet e gjykatave.

"Këto janë akte provokuese për rendin dhe ligjin dhe duhet hequr dorë nga to. Këto veprime nuk ndihmojnë asnjë, përkundrazi pengojnë zhvillimin e Kosovës, prandaj unë ju bëjë thirrje atyre që të heqin dorë nga aktetet e tilla", tha Jap de Hup Skefer. Ai tha se megjithatë strukturat e NATO-s janë të lumtura që javëve të shkuara në Kosovë nuk është shënuar ndonjë valë refugjatësh dhe nuk kanë parë dhunë ndërentike, kjo vlerësohet nga NATO-ja", tha ai.

"Unë takova presidentin dhe kryeministrirn e Kosovës dhe i përgëzova ata edhe qytetarët e Kosovës për qetësinë dhe maturinë e treguar gjatë javëve të shkuara. Pra shumica e qytetarëve të Kosovës janë treguar të matur në veprime dhe kjo është shumë e rëndësishme", tha Skefer. Ai tha se ka kërkuar nga udhëheqësit kosovarë dhe shumica shqiptare që t'u shtrijnë dorën pakicave në mënyrë të veçantë asaj serbe. Ndërsa nga këta të fundit, Skefer kërkoi që të integrohen në shoqërinë kosovare dhe siguroi ata se trupat e NATO-s, janë në Kosovë që të krijojnë siguri edhe për ta.