1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sllovenia merr zyrtarisht presidencën e rradhës së BE-së

Berndt Riegert / Bruksel8 Janar 2008

Presidenca e rradhës e BE-së është një sfidë e vërtetë për Slloveninë, vend me 2 milionë banorë. Gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë një sfidë jo vetëm për politikën e brendshme por edhe për atë të jashtme evropiane

https://p.dw.com/p/CmSF
Kryeministri sloven Janez Jansa dhe zëvendëspresidentja e Komisionit Europian, Margot Wallstrom në Brdo, Slloveni, 8 janar 2008
Kryeministri sloven Janez Jansa dhe zëvendëspresidentja e Komisionit Europian, Margot Wallstrom në Brdo, Slloveni, 8 janar 2008Fotografi: AP

Kryeministri slloven Janez Jansa mendon se vendi i tij qëndron nën presion. Sipas ministrit të jashtëm Rupel, Sllovenia nuk ka pasur ende një shans real për ta përpunuar historinë dhe mbi të gjitha periudhën e Titos. Sipas mediave shumë prej komunistëve të atyre kohërave, kanë sot poste të rëndësishme qeveritare.

Në mes të këtij viti do të zhvillohen zgjedhje

Dhe ka mundësi që këto zgjedhje të hedhin një dritë negative mbi presidencën e rradhës së BE-së. Megjithatë Sllovenia konsiderohet si një vend shembullor nga BE-ja: Ky vend i plotësoi të gjitha kriteret politike dhe ekonomike. Qysh prej vitit 2007, Sllovenia ka hyrë në zonën e euros dhe që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar bën pjesë në trafikun e zonës Shengen.

Ballkani dhe Kosova prioritete

Përsa i përket politikës së jashtme, Sllovenia do të përqëndrohet tek zgjidhja e konfliktit në Kosovë dhe tek afrimi i vendeve të Ballkanit drejt BE-së. Kryeministri slloven, Jansa, i cili ka qënë dikur i burgosur politik në Serbi, ka shrehur hapur aprovimin e tij për pavarësinë e Kosovës. Ai argumenton se kthimi i Kosovës në serbi është i pamundur.

Presidenca sllovene e rradhës e ka kuptuar se jo të gjitha 27 vendet antare të BE-së janë të gatshme ta pranojnë pavarësinë e Kosovës. Kështu Sllovenia po përpiqet që të arrijë të paktën një qëndrim unanim të BE-së përsa i përket misionit civil të BE-së për rindërtimin e Kosovës. Prova e parë për Slloveninë do të jetë mbledhja e ministrave të jashtëm në fund të muajit janar.

BE dhe Rusia

Sllovenia ka shansin që ta përmirësojë disi marrëdhënien e BE-së me Rusinë. Sepse në samitin e ardhshëm BE-Rusi do të diskutohet mbi marrëveshjen e re të partneritetit, pasi Polonia hoqi dorë nga vetoja e saj. Me pasardhësin e ri të Putinit ekziston një shans për një fillim të ri. Por ja që Kosova mbetet një temë delikate, mbi të cilën nuk mund të bien ende dakord si Rusia ashtu edhe BE-ja.

Serbia dhe BE-ja

Ndërkohë me Serbinë Sllovenia do të fillojë bisedimet për antarësim në BE. Këtë e tha ministri i jashtëm slloven Rupel. Por bashkëpunimi i Serbisë me Gjykatën për krimet e Luftës në Hagë mbetet një kriter, që duhet plotësuar me çdo kusht nga ana e Serbisë.