1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Socializëm i ri apo krizë e rëndë ekonomike?

DW - Pandeli Pani (era)10 Janar 2009

Shtetëzimi i pjesshëm i bankës së parë private gjermane Commerzbank është në qendër të vëmendjes së shtypit të sotëm (10.01.) gjerman.

https://p.dw.com/p/GVcj
Logoja e Commerzbank në Frankfurt mbi Majn
Logoja e Commerzbank në Frankfurt mbi MajnFotografi: bilderbox.com


Lidhur me këtë në 'Frankfurter Rundschau' lexojmë:


"Shteti nuk do të jetë pronar i bankës dhe as ta ndikojë. Por ai duhet ta shpëtojë atë. Gjermania nuk gjendet përpara fillimit të një socializimi të ri, por në mes të krizës më të rëndë ekonomike që prej 80 vjetësh. Shtetit i është dashur një herë që ta shtetëzonte bankën Commerzbank për ta ruajtur prej kolapsit. Kjo ka ndodhur në vitin 1932! Për pesë vjet kjo bankë ishte shtetërore. Mundësia që takspaguesit t'i shikojnë përsëri shpejt paratë e tyre është e ulët. Po ashtu sot nuk e di askush nëse pajisja e madhe me kapital do të mjaftojë, apo nëse taksapaguesive do t'u kërkohen para të tjera. Atë që e dinë të gjithë është se ndaj shpëtimit nuk kishte alternativë tjetër. Dhe ky nuk do të jetë shtetëzimi i fundit i pjesshëm në Gjermani".


Ndërkaq nga 'Këlner Stadtanzeiger' shkëpusim:


"Mund të thuhet se banka e parë private gjermane me shtetin si aksioner të madh do të përqëndrohet më me forcë se deri tani në detyrat e saj themelore. Shteti theksoi se nuk do të ushtrojë ndikim direkt në politikën e sipërmarrjes, por me siguri dy përfaqësuesit e qeverisë që do të jenë në këshillin mbikqyrës do të tregojnë kujdes që banka t'i zgjerojë aktivitetet e saj në sektorin e klientëve privatë dhe të firmave të mesme. Falë ndihmës shtetërore Commerzbank ka shansin që të bëhet paraprijës dhe të kujdeset që mes bankave të rifillojë qarkullimi i parave dhe që të sistemi i dhënies së kredive të mos ngecë në vend".