1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Spanjës i lejohen ndihma në vlerë prej 100 miliardë euro

Christoph Hasselbach/Pandeli Pani21 Korrik 2012

Spanja ngurroi gjatë për të kërkuar ndihma për bankat e saj të zhytura në borxhe. Por në fund të qershorit qeveria e kryeministrit konservator Mariano Rajoy pranoi se vendi nuk ia del dot këtij problemi me forcat e veta.

https://p.dw.com/p/15cfQ
Një euro
Fotografi: picture-alliance/dpa

Në të ardhmen do të jetë e mundur që bankat të huazojnë para direkt nga fondi i për shpëtimin e euros, por kjo do të jetë e mundur pasi të jetë krijuar një bord evropian për mbikqyrjen e bankave. Në rastin e Spanjës ndihmat kalojnë përmes fondit spanjoll për shpëtimin e bankave FROB. E rëndësishme për kreditorët është se në këtë rast dorëzanë është shteti spanjoll.

Jean-Claude Juncker dhe Jutta Urpilainen.
Jean-Claude Juncker dhe Jutta UrpilainenFotografi: Reuters

Fjala është për ndihma deri në 100 miliardë euro. Se sa saktësisht do të rezultojë pas një analize që do t'u bëhet bankave si dhe një "prove stresi". Në fund të këtij muaji do të jetë në dispozicion 30 miliarde eurot e para. Ndihma lidhet me kushte të rrepta. Ekspertët e Komisionit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane (ECB) dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (i cili vetë nuk përfshihet në këtë ndihmë) duhet të monitorojë procesin e shëndoshjes së bankave. Bankat që kanë të ardhme do të vihen mbi një bazë të shëndoshë, ato që nuk i plotësojnë kushtet do të mbyllen ose do të shkrihen me banka të tjera. Për të mos pasur probleme me rregullat e konkurrencës në dëm të konkurrentëve të huaj, Komisioni do t'i kushtojë vëmendje zbatimit të rregullave të konkurrencës evropiane

Protesta të ashpra ndaj kursit të kursimeve

Për të arritur detyrimet që i ka vënë BE-ja, pra uljen e deficitit buxhetor nga sot 9% në 3% deri në vitin 2014, qeveria spanjolle ka përgatitur një paketë kursime e cila pritet të sjellë 65 miliardë euro. Masat e kursimeve kanë shkaktuar në Spanjë një valë të madhe protestash. Qindra mijëra vetë po protestojnë kundër shkurtimeve në jetën e tyre të përditshme. Kështu, suksesi i tërë programit, duke përfshirë edhe konsolidimin e shpëtimit bankar varet edhe nëse nëse popullsia spanjolle do të jetë e gashtme t'i pranojë masat e kursimeve. As planet për shpëtimin e bankave as paketa e kursimeve që ka shpallur qeveria nuk kanë qenë në gjendje t'i qetësojnë tregjet financiare për një periudhë të vazhdueshme. Të nevojshme mund të jenë pra masa të tjera kursimi.

Protestat në Spanjë.
Protestat në Spanjë.Fotografi: Reuters

Parlamenti finlandez kërkon garanci

Shumica e gjermanëve, 52 për qind, është kundër ndihmës gjermane për bankat spanjolle, 38 për qind në favor të kësaj ndihme. Megjithatë të enjten (18.07.2012) parlamenti gjerman miratoi me shumicë të madhe votash ndihmën për Spanjën. Sa e diskutueshme është ndihmë duket në disa vende të tjera, p.sh. në Finlandë. Edhe pse parlamenti finlandez votoi një ditë pas Bundestagut gjerman pro ndihmës deputetët arritën të vendoset një marrëveshje shtesë. Sipas saj Spanja detyrohet që t'i kthejë paratë që po ofron Finlanda si garanci.