1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Euro Spanien Griechenland

16 Qershor 2010

Ishte vetëm një lajm gazete. Por lajmi për problemet e mëdha në bankat e Spanjës tregon, se sa e pasigurtë është gjendja në Eurozonë.

https://p.dw.com/p/NrfE
Greva në Spanjë kundër masave të kursimit.Fotografi: picture alliance/dpa

U desh biles një fjalë e kancelares gjermane: Jo, tha Angela Merkel të hënën në mbrëmje (14.06.2010) në Berlin, jo nuk ka nevojë të shqetësohemi. Vetëm se: Kjo është dëgjuar shumë shpesh javët dhe muajt e fundit: Jo, Greqisë nuk i nevojitet ndihmë nga të tjerët. Në fund u nevojit një paketë shpëtimi prej 750 miliardë eurosh, për të shpëtuar monedhën e përbashkët evropiane nga rrënimi. Dhe tani Spanja: Edhe këtu i njëjti skenar: Fillimisht ai është vetëm një lajm. Qeveria në Madrid nuhat një komplot, sheh një ushtri spekulantësh dhe ua kthen: "Gënjeshtër!"

Spanja ka shumë probleme

DOSSIER Kampf um den Euro Teil 3
Simboli i euros para bankës Qëndrore në FrankfurtFotografi: AP

Në momente të tilla edhe konferencat e zakonshme tefefonike dalin në titujt kryesorë. Në një rast tjetër askujt nuk do t'i binte ndërmend për to. Por kur telefonojnë me njëri-tjetrin ministrat e financave të shtatë shteteve më të industrializuara (G7), bëhet natyrisht fjalë për para dhe sigurisht gjendja në zonën e euros preokupon edhe ministrat nga SHBA, Kanadaja dhe Japonia. Dhe në fakt Spanja ka disa probleme të mëdha – edhe pse forca ekonomike e vendit është më e fortë se ajo e Greqisë. Një deficit të madh në arkën e shtetit, një rekord papunësie, një kresh të madh në tregun e imobilieve: Flluska e imobilieve, që pëlciti në Spanjë, shtron pyetjen e ekzistencës për shumë arka kursimi të vendit. Ekspertët vlerësojnë se jo shumë prej të gjithsej 45 instituteve rajonale do ta mbijetojnë këtë krizë. Dy prej tyre u desh të shpëtohen nga kolapsi përmes shtetëzimit. 20 të tjerë duan t'i zgjidhin problemet duke u fuzionuar me të tjerët. Përfundimi i operacionit nuk dihet.

Vështirësohet mundësia për të marrë kredi

Siç u tha: Spanja nuk është Greqia. Eshtë ekonomia e katërt popullore e eurozonës. Megjithatë edhe kjo është blerë me kredi. Sipërmarrjet, buxhetet private dhe shteti spanjoll kanë marrë hua vetëm nga bankat gjermane 200 milliardë euro. Bankat e Francës bëjnë pjesë gjithashtu me 250 miliardë euro. Gjithsej borxhet, që ka marrë Spanja te bankat e huaja, arrijnë në 600 miliardë euro. Pasiguria është e madhe: Për shtetet në borxhe bëhet gjithnjë e më e vështirë që të marrin kredi të tjera. Tregu i kredive po bëhet gjithnjë e më i vështirë, shkruan banka internacionale për kompensimin e pagesave në Basel në raportin e saj të fundit mujor.

Lajme të mira dhe të këqija

Griechenland Container Terminal Hafen Piräus
Pamje nga porti i PireutFotografi: AP

Lajmeve të shumta të këqija të këtyre ditëve të hënën në mbrëmje iu shtua edhe një: Moody një tjetër agjenci e vlerësimit (Agjenci Rating) e zbriti shumë poshtë aftësinë e Greqisë për të kthyer borxhet: Nga "A3" në "Ba1", e thënë shqip: në status asgjëje, pa vlerë. Sidoqoftë: Në një periudhë afatshkurtër nuk do të ketë zhvlerësim tjetër, mendojnë analistët e Moody-it. Por ka edhe lajme të mira nga fronti i eruos: Kështu të martën (15.6.2010) në Athinë u nënshkrua një marrëveshje, me anë të së cilës do të zgjerohet bashkëpunimi në trafikun detar me Kinën. Me këtë lidhen shpresat se kinezët në të ardhmen do të hyjnë më shumë në Greqi dhe do ta shfrytëzojnë atë si vend për eksportet evropiane. Kjo marrëveshje është pjesë e planit grek për të afruar si investitorë vende me fonde të mëdha shtetërore.

Autor: Henrik Böhme/Angjelina Verbica

Redaktoi:Lindita Arapi