1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Spanja kundër shkëputjes së Katalonjës

afp, dpa (mck)9 Prill 2014

Katalonjasit i kishin kërkuar Madridit që të organizohej një referendum për pavarësinë e tyre. Por siç edhe pritej, Parlamenti e hodhi poshtë këtë përpjekje të tyre me një shumicë absolute.

https://p.dw.com/p/1Be9e
Fotografi: Reuters

Me një shumicë absolute Parlamenti në Madrid ka hedhur poshtë organizimin e një referendumi për votimin e pavarësisë së Katalonjës nga Spanja. 299 deputetë votuan kundër një referendumi të tillë dhe vetëm 47 votuan pro. Sipas Kushtetutës spanjolle, referendumet duhet të mbahen në gjithë vendin dhe vetëm me vendimin e qeverisë qëndrore. Katalonja është rajoni më i fuqishëm ekonomikisht në Spanjë. Parlamenti i rajonit të atyshëm ishte deklaruar për një votim me referendum për një shkëputje nga Spanja. Por në Madrid ky mocion u kundërshtua si nga konservatorët në pushtet ashtu dhe nga socialistët në opozitë. Megjithatë kryeministri i Katalonjës Artur Mas njoftoi se një referendum do të mbahet pavarësisht votave nnë Parlamentin spanjoll.

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy i e cilësoi votimin të paligjshëm duke iu referuar Kushtetutes se vendit, sipas të cilës çdo referendum duhet të zhvillohet në të gjithe vendin dhe jo në rajone të caktuara të tij”. ”Mendoj se këto gjera mund të zgjidhen më së mire përmes diskutimit dhe jo me vendime të njëanshme”. Sipas kryeministrit spanjoll, pavarësia e Katalonjës do të sillte nje shkatërrim ekonomik për Spanjën dhe vetë rajonin, një prej më produktiveve, por edhe më i zhyturi në borxhe. Zyrtarët spanjollë thonë se rajoni verilindor është zotuar ta zhvillojë referendumin më nëntë nëntor, pavarësisht nga rezultati i votimit të së martës (08.04) në Parlament.