1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Beck: Amerikanët nuk e kanë menduar si duhet

Anila Shuka17 Dhjetor 2007

Kryetari i partisë socialdemokrate gjermane, Kurt Bek (Beck) nuk e përjashton mundësinë që Bundestagu të njohë pavarësinë e Kosovës. Por ai shprehet i shqetësuar për pasojat që mund të ketë ky zhvillim në Evropë

https://p.dw.com/p/Ccom
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Kurt BekFotografi: AP

Me rastin e bilancit vjetor të Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, kryetari i kësaj, Kurt Beck, u shpreh skeptik ndaj qendrimit amerikan për pavarësinë e Kosovës: "Unë mendoj, se politika e jashtme amerikane deri tani nuk ka e ka menduar këtë sa duhet", tha Bek të hënën në Berlin. "Një zhvillim i tillë mund të ketë pasoja në shumë vende të Evropës. Unë kam frikë, se argumenti se një njësi etnike mund të kriijojë një shtet të vetin do të ngjallë disa debate."


Kryetari i partisë më të madhe në Gjermani, që është edhe njëra nga dy partitë e koalicionit, kujtoi në këtë kontekst se Qipro është shprehur kundër pavarësisë së Kosovës dhe se qeveria spanjolle gjithashtu ka rezerva të mëdha për shkak të problemit të baskëve. Shqetësime shprehu Bek edhe për pasojat e një vendimi të tillë në Ballkan, sidomos ndaj Bosnjë-Hercegovinës, si edhe ndaj debatit për "Serbinë e Madhe". Ai megjithatë nuk e përjashtoi mundësinë, që Bundestagu ta njohë pavarësinë e Kosovës: "Nuk e përjashtoj këtë proçes kurrsesi, por besoj, se procedura që kanë zgjedhur ministrat e jashtëm evropianë përshkruan rrugën e drejtë, dhe pastaj do të gjykohet për të marrë vendim", përfundoi ai.


Gjermania është një nga vendet kryesore që po përpiqet të arrijë një vendim të unifikuar në kuadër Evrope për statusin e Kosovës. Deri tani ajo është në linjën e amerikanëve, por ministri i punëve të jashtme Frank Valter Shtajnmajer, zëvendëskryetar në partinë socialdemokrate është munduar që zyrtarisht të mos paracaktohet për vendimin e Gjermanisë, përsa kohë që nuk është unifikuar pozicioni evropian në këtë çështje.