1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SPD mbështet trupën e ndërhyrjes për Kosovën

22 Prill 2012

Partia Socialdemokrate Gjermane mendon se dërgimi në Kosovë i ushtarëve shtesë është një hap i drejtë. Por duke qenë se këta ushtarë nevojiten edhe në Afganistan, për këtë kërkon diskutim.

https://p.dw.com/p/14jE2
Trupa e e ndërhyrjes së shpejtë në Afganistan
Trupa e e ndërhyrjes së shpejtë në AfganistanFotografi: picture-alliance/ dpa

Zëdhënësi për politikën e jashtme të Grupit Parlamentar socialdemokrat në Bundestag, Rainer Arnold ka sinjalizuar mbështetjen e tij për dërgimin e një trupe të ndërhyrjes së shpejtë në Kosovë. 

"Është veprim me vend marrja e masave parandaluese", i tha ai numrit të së hënës së gazetës që botohet në Halle, "Mitteldeutsche Zeitung". Një mandat i ri për ushtarët gjermanë nuk nevojitet, meqenëse nuk kapërcehet kufiri maksimal i mandatit ekzistues, tha ai.

Trupa e e ndërhyrjes së shpejtë fillon angazhimin në 1 maj
Trupa e e ndërhyrjes së shpejtë fillon angazhimin në 1 majFotografi: picture-alliance/ dpa

"Ajo që më shqetëson është barra për trupën e ndërhyrjes së shpejtë", tha Arnolds. Me këtë rast ai kujtoi se kjo trupë angazhohet edhe në vende të tjera, si për shembull në Afganistan. Për këtë duhet diskutuar, tha politikani socialdemokrat.