1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

V-Leute in rechtsradikalen Kreisen unverzichtbar

24 Nëntor 2011

Ndërlidhëst nga qarqet e djathta ekstreme mbrojtja kushtetuese në Gjermani do t'i mbajë, megjithëse cilësia e informacionit është tepër e diskutueshme

https://p.dw.com/p/13GCF
Enti për mbrojtjen e kushtetutës
Enti për mbrojtjen e kushtetutësFotografi: picture-alliance/dpa

Pas aksioneve të ekstremistëve të djathtë si vënia e zjarrit kundër të huajve në disa qytete gjermane në fillim të viteve 1990, politika kërkoi nga mbrojtja kushtetuese, që të kontrollojë më fort ekstremistët e djathtë. "Nevoja për ndërlidhës të fshehtë ishte aq e madhe, saqë ne ishim gati të shkruanim emra nga libri i telefoniave", thekson një punonjës, i cili ishte përgjegjës për rekrutimin e informantëve në NPD, si dhe në grupet e pavarura të krahut të djathtë radikal.

Në atë kohë, por edhe më vonë, nuk është marrë shumë parasysh cilësia e ndërlidhësve. Nevoja për të rekrutuar njërëz ishte e madhe. Ekstremistët e djathtë edhe sot është e lehtë t'i fitosh si informantë. Ndyshe nga radikalët e majtë ,neonazistët janë më pak inteligjentë, kanë një qëndrim pro shtetit dhe jo shumë të përcaktuar ideologjikisht. Meqenëse ekstremistët e djathtë janë shpesh të përfshirë në vepra të vogla penale, mbi to mund të ushtrohet lehtë presion dhe t'i ofrohet një "marrëveshje", për bashkëpunim me mbrojtjen kushtetuese. Për një farë kohe një e treta e lidershipit të NPD ishin spiunë në shërbim të mbrojtjes kushtetuese.

Mangësi në drejtimin profesional të agjentëve të fshehtë

Për të gjetur gjurmët te ekstremistët e djathtë, nevojitet shumë përvojë në drejtimin e agjentëve të fshehtë, vërtetojnë punonjësit e kësaj fushe. Mbrojtja kushtetuese, pohojnë shumë prej tyre, ka vetëm pak punonjës me përvojë të gjatë praktike. Fajin këtu e ka vala e madhe e daljeve në pension dhe vendet, që mbeten vakante. Kësaj i shtohet dixhitalizimi, që e bën të vështirë krahasimin e operacioneve. "Më parë nxirrje një dosje nga rafti dhe ishe në gjendje që të krahasoje informacione nga agjentë të fshehtë nga burime të ndryshme", thotë një mbrojtës i kushtetutës. Sot të duhen fjalëkalime dhe tek të dhënat arrin pesë herë më vonë. Shpesh pastaj lihen pas dore deklaratat e shumë ndërlidhësve.

Nuk e ka kryer si duhet detyrën, Mbrojtja e kushtetutës në Tyringi
Nuk e ka kryer si duhet detyrën, Mbrojtja e kushtetutës në TyringiFotografi: picture alliance / dpa

Ndryshe është në shërbimet e zbulimit të vendeve të tjera evropiane. Atje punosohen me shumë specialistë policie dhe psikologë, që nuk i ndryshojnë vazhdimisht pozicionet, sepse duan të marrin një post më të lartë. "Efikasiteti i punës me agjentët e fshehtë në vitet e fundit ka rënë 70 për qind," është përfundimi i hidhur i një ish-punonjësi të mbrojtjes kushtetuese.

Shqyrtimi i informacioneve të personave ndërmjetës pengohet

Shumë informacione të mira nga agjentët e fshehtë humbasin ndërmjet policisë dhe mbrojtjes së kushtetutës. Sepse në mes të dyve sipas ligjeve gjermane ka një parim ndarjeje. Në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore nuk duhet të kishte kurrë më një qendër qendrore hetimi si policia sekrete e shtetit (Gestapos) e nazistëve. Prandaj aktivitetet e mbrojtjes së kushtetutës dhe e aktivitetet e policisë ishin të ndara dhe të shpërndara në 16 lande. Mbrojtja kushtetuese kontrollon forcat radikale, por vetë nuk lejohet të ndërhyjë. Policia vepron vetëm pas veprave penale dhe kap autorët.

Bashkëpunimi i pamjaftueshëm ndërmjet shërbimeve sekrete dhe policisë është problemi kryesor, thonë personat e brendshëm. Mbrojtësit e Kushtetutës kanë përvoja të mira me një ent të vetëm të përbërë nga mbrojtja kushtetuese dhe policia në Danimarkë. Edhe në Francë nuk njihet ndarja strikte ndërmjet policisë dhe zbulimit të brendshëm.

Ndërlidhësit të domosdoshëm

Megjithatë, punonjësit e mbrojtjes së kushtetutës thonë se nuk mund të heqin dorë nga burimet e ndërlidhësve në të ardhmen. Rëndësia e lidhjeve radikale pa strukturë me simpatizantë nga mjedisi i djathtë ekstrem po shtohet vazhdimisht. "Ju mund të hyni aty vetëm përmes agjentëve të fshehtë", thotë një mbrojtës i kushtetutës ende aktiv.

Neonazist me flamurin e NPD
Neonazist me flamurin e NPDFotografi: picture-alliance/dpa

Fundja jo të gjithë informantët janë të këqinj. Në rastin e radikalizmit të majtë vetëm dëshmitë e informatorëve, treguan për forcat e fundit aktive të "Fraksionit të Ushtrisë së Kuqe" duke ndaluar kështu këtë lëvizje. Përveç kësaj, informatorët e paguar kushtojnë shumë më pak se përgjimi disamujor i telefonatave.

Fjalët, që qarkullojnë në publik për honoraret e majme prej nga disa qindra mijëra eurosh për agjentët e fshehtë, mbrojtësit e Kushtetutës i kundërshtojnë: "Kjo është e gjitha absurditet total," thuhet. Mesatarisht, një informator merr maksimumi 300-500 euro. Disa nformantë japin informacione pa pagesë, sepse presioni për të dakë është shumë i madh. Politika në javët e ardhshme do të duhet të merret intensivisht me qëndrimet e mbrojtësve të Kushtetutës, në qoftë se shqyrton ndalimin e partisë së djathtë NPD.

Autor: Wolfgang Dick/Angjelina Verbica
Redaktion: Mimoza Kelmendi