1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Spiunë të shtrenjtë në det

Andreas Noll / Elert Ajazaj5 Qershor 2012

Gjermania ka qenë gjithmonë prodhues i kërkuar nëndetësesh. Howaldtswerke Deutsche Werft ka shitur rreth 170 anije në 50 vitet e fundit. Deri në vitin 2020 do të shtohen 25. Ndërkohë disa blerës vuajnë nga kriza e huave.

https://p.dw.com/p/158HJ
Fotografi: picture-alliance/dpa

Ministri njoftoi pak para takimit se nuk mund të merrte pjesë. Në vend të Evangelos Venizelosit me trup me peshë në murin e skelës në Kiel zuri vend më 2 nëntor 2010 shefi i marinës greke, për të marrë në dorëzim në kantierin detar Howaldtswerke Deutsche Werft (HDW) anijen "Papanikolis". Me sa duket Venizelos-it nuk i vinte për të festuar, kjo edhe për arsyen se vendit të tij në fakt nuk ia mbante xhepi që të blinte nëndetësen, që kushton qindra milionë euro. Mirëpo, porosia është porosi dhe kësisoj sipas planeve gjermane grekët do të marrin vitet e ardhshme edhe pesë nëndetëse. Këto nuk janë prodhuar në Kiel, po në një kantier detar në Greqi.

Nëndetëset gjermane operojnë sot larg atdheut

Shumë të kontestueshme. Nëndetëset për Izraelin "Made in Germany"
Shumë të kontestueshme. Nëndetëset për Izraelin "Made in Germany"Fotografi: Reuters

Me sa duket me nëndetësen me celula galvanike lidhja e kantiereve detare Thyssen-Krupp Marine Systems (TKMS) në Essen ka në ofertë një model, i cili zgjon dëshirë lakmuese jashtë vendit. Krahas Greqisë te gjermanët kanë porositur edhe Portugalia, Turqia, Izraeli dhe Koreja e Jugut. Një marrëveshje me Pakistanin dështoi. Megjithëse shtetet përkatëse kanë arsye të ndryshme për porositë e tyre, U214 (ky është emri zyrtar i anijes) shënon pikë para së gjithash me sistemin e drejtimit, që nuk ka varet prej ajrit të jashtëm. Këtë aftësi të anijes konvencionale krahasimisht të vogël (27 ushtarë ekuipazh) e kanë pasur deri tani vetëm nëndetëset bërthamore (rreth 130 ushtarë ekuipazh). U214 mund të operojë për javë të tëra nën ujë (në dallim nga brezat e nëndetëseve me dizel, të cilave u duhej rregullisht të dilnin në sipërfaqe për ajër të pastër). "Limiti për udhëtimet zhytur është tani para së gjithash te ekuipazhi, te nozullimi dhe te armatimi", shpjegon eksperti i marinës Jürg Kürsener, kryeredaktor i revistës "Military Power Revue".

Nëndetësja greke "Papanikolis" në portin e Kielit
Nëndetësja greke "Papanikolis" në portin e KielitFotografi: picture alliance

Ndërtimi i nëndetëseve siguron vende pune në Gjermani

Për industrinë e shkundur të kantiereve detare në Gjermani biznesi me nëndetëse është një rast fatlum. Pasi ndërtimi i anijeve kontejner është zhvendosur në Kinë dhe Kore të Jugut nëndetëset, që lundrojnë me forcën e celulave galvanike, janë krahas anijeve speciale për ndërtimin e mullinjve të erës, apo anijeve luksove për shërbime linje ndër avantazhet e pakta, që mbeten. Meqenëse ndërtimi i anijeve në Gjermani sjell leverdi vetëm në raste speciale, koncerni nga Esseni ia ka shitur këtë pranverë segmentin e kantierit detar një investuesi financiar. Thyssen-Krupp Marine Systems do të përqendrohet krejtësisht te fusha ushtarake.