1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sporti

EXH27 Shkurt 2009

UEFA Cup

https://p.dw.com/p/H2Nw

Në kupën UEFA në futboll Claudio Pizarro bëri të mundur një kualifikim thuajse të pamundur për në gjashtëmbëdhjetëshe të Verder Bremen-it në Milano. Me anë të dy golave me kokë në minutat 68 dhe 78 peruani barazoi disavantazhin 2:0, të krijuar nga ansambli i yjeve të Milanit dhe i siguroi ekipit të trajnerit Thomas Schaaf barazimin 2:2 në stadiumin Giuseppe Meazza. Edhe Hamburgu u kualifikua për në raundin tjetër me fitoren 1:0 ndaj holandezëve të Nijmegen-it. Mbajtësi i titullit, Zeniti i Shën Peterburgut, eliminoi Shtutgartin duke fituar 1:2 në ndeshjen e kthimit. Volfsburgu u eliminua gjithashtu prej Paris St. Germain-it duke humbur në fushën e vet 1:3.