1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Steinmeier: Europa do të ndihmojë Izraelin dhe palestinezët në procesin paqësor

2 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/C0E1

Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Frank Valter Shtajnmajer( Frank Walter Steinmeier ) i ka bërë thirrje Izraelit dhe palestinezëve që të mos humbasin shancet për përparime në procesin paqësor. Ai siguroi të dyja palët për ndihmën e Europës në rrugën e bisedimeve paqësore. Gjatë qëndrimit në Tel Aviv, Steinmeier u takua edhe me kolegen e tij, Zipi Livni. Pas bisedimeve me udhëheqësin e palestinezëve në Rramallah, Steinmeier bëri të ditur se Gjermania do të mbështesë me një milionë euro familjet në nevojë në Rripin e Gazës. Gjendja atje është përkeqësuar shumë gjatë muajve të kaluara. Sipas të dhënave të Organizatave humanitare ndërkombëtare, situata në Rripin e Gazës po shkon drejt një katastrofe ekonomike. Rreth 1,5 milionë palestinezë jetojnë nën kufirin e varfërisë.