1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Stephen Hawking ndërron jetë

14 Mars 2018

Astrofizikani britanik Stephen Hawking ndërroi jetë në moshën 76 vjeçare në Cambridge, bëri të ditur familja e tij. Për shumë vetë ai ishte gjeniu më i madh i kohës sonë.

https://p.dw.com/p/2uIJ1
Britischer Wissenschaftler Stephen Hawking ist tot
Fotografi: picture alliance/empics/J. Giddens

"Jemi thellësisht të hidhëruar që babai ynë i dashur vdiq", me këto fjalë e citon agjencia britanike e lajmeve Press Association mesazhin e fëmijëve të Stephen Hawking. Hawking vdiq në gjumë në shtëpinë e tij në Cambridge. Astrofizikani konsiderohej si njëri nga shkencëtarët më të mëdhenj të botës. Ai ka shkruar vepra të rëndësishme për universin, teorinë e përgjithshme të relativitetit dhe për fizikën e vrimave të zeza.

Hawking vuante nga sëmundja e pashërueshme muskulore dhe nervore ALS (amyotrophe Lateralsklerose). Kur i bënë në diagnozën më 1963 në moshën 21 vjeçare, mjekët i thanë se ai kishte edhe vetëm pak vite jetë. Që prej vitit 1968 Hawking qëndronte në karrige me rrota dhe për shumë dekada nuk qe në gjendje të lëvizte fare. Që prej mesit të viteve '1980 ai qe në gjendje që të komunikonte vetëm me vështirësi, duke përdorur një kompjuter. Kohët e fundit, atij ju pakësuan forcat.

Stephen Hawking, Monty Python
Fotografi: youtube.com/Monty Python

Hawking kaloi disa dekada në Universitetin prestigjoz të Cambridge, në Angli. Më 1974, në moshën 32 vjeç e zgjodhën anëtarin më të ri të Royal Society britanike. Pesë vjet më vonë ai mori në Cambridge drejtimin e Lucasian Department of Mathematics, që dikur mbahej nga dijetari i famshëm Isaac Newton.

Vepra e tij më e njohur është "Një histori e shkurtër e kohës" e shitur në miliona kopje, në të cilën ai shpjegon natyrën e universit për publikun.