1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Strategji e re e NATO-s në Afganistan

29 Gusht 2009

Javën e ardhëshme Komandanti i ISAF-it, McChrystal do të prezantojë raportin e tij mbi strategjinë e re të NATO-s në Afganistan. Ajo do të ofrojë vënien në përdorim të një kursi më efektiv në vitin më të përgjakshëm

https://p.dw.com/p/JLCL
Gjenerali amerikan Stanley McChrystal
Komandanti i ISAF-it, Gjenerali amerikan Stanley McChrystalFotografi: picture-alliance/ dpa

Gjatë Samitit të NATO-s në Strasburg dhe në Kehl në fillim të prillit krerët e lartë të shteteve dhe qeverive kishin dhënë dritën e gjelbërt për një strategji të re në Afganistan. Ajo do të përpilohej nga qeveria e re amerikane. Komandanti i ri i trupave mbrojtëse të Afganistanit, ISAF, gjenerali amerikan Stanley McChrystal do të ofrojë javën e ardhëshme raportin e tij në selinë e NATO-s në Bruksel mbi veprimet konkrete të kësaj strategjie.

Sulm në Afganistan
Sulm në AfganistanFotografi: AP

Presioni është shumë i madh: ky vit ishte më i përgjakshmi deri tani qysh prej rrëzimit të talibanëve në vitin 2001. Tani do të ofrohet një kurs efektiv i strategjisë së NATO-s. Trupat ndërkombëtare kanë rënë në defensivë, për shkak se gjatë luftës kundër talibanëve ka pasur vazhdimisht civilë të vdekur. McChrystal tha para disa ditësh në BBC:

"Ne duhet të korrigjojmë disa mënyra veprimi të deritanishme dhe në të njëjtën kohë ai tregoi vendosmërinë që këto veprime shpesh herë janë të arsyeshme për të bërë më të mirën".

Rregulla të reja në luftën kundër talibanëve

Ndërkaq, ai ka vendosur tani një rregull të ri për të vepruar në luftën kundër talibanëve dhe kryengritësve të tjerë. Kjo është: të veprohet duke mbrojtur njerëzit. Trupat do të bëjnë thirrje duke menduar para se të veprojnë se viktimat civile mbjellin farën për dështimet e veta, paralajmëron McChrystal:

Ushtarë të bundesverit në Afganistan
Ushtarë të bundesverit në AfganistanFotografi: picture-alliance/ dpa

"Ne fitojmë në qoftë se në anën tonë kemi afganë të mjaftueshëm dhe ato thonë: kjo na mjafton".

McCrystal synon me shndërrimin e strategjisë për Afganistanin para së gjithash një sukses të qëndrueshëm, bën të ditur një diplomat i NATO-s në Bruksel. U çlirua një fshat nga talibanët, atëherë ai duhet të mbetet i lirë. Për këtë duhet menjëherë të ngrihen një stacion policie dhe strukturat administrative.

Evropianët, më shumë për policinë dhe administratën

Prandaj McChrystal kërkon që të përkrahet masivisht formimi i strukturave të policisë dhe administratës afgane. Kërkesa i drejtohet para së gjithash evropianëve dhe po ashtu Gjermanisë. Ndërtimi i policisë afgane çalon qartë në krahasim me ushtrinë afgane. Gjermania aktualisht është e angazhuar me rreth 120 instruktorë policie në Afganistan. Për të përmbushur pritjet e komandantit McChrystal në të ardhmen, Gjermania duhet këtë numër ta trefishojë në vitin e ardhshëm, përllogarit një diplomat i NATO-s. Por shifra konkrete në raportin e tij McChrystal nuk ka.

Jo trupa plotësues nga aleatët evropianë

Evropianët kërkojnë prej vitesh që piroritet të ketë sektori civil. Tani ata duhet edhe të kontribuojnë, thuhet në qarqet e NATO-s. Veçanërisht të mëdha janë shqetësimet për misionin e policisë së BE-së, i cili nuk ka përparuar pothuajse aspak. Nga ana tjetër McChrystal nuk ka ngritur kërkesë të re për më shumë trupa. Amerikanët me këtë ishin pajtuar, që nga aleatët evropianë nuk do të ketë trupa plotësuese, thuhet në kuartierin kryesor të NATO-s në Mons, në jug të Belgjikës. SHBA-të i kanë shtuar tani trupat e tyre në Afganistan, trupa të tjera priten të dërgohen në të ardhmen.

Autor: Michael Götscheberg/Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi. Esat Ahmeti