1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Deutschland Forschung

12 Tetor 2009

Shkenca dhe hulumtimet në Gjermani konsiderohen ndër degët më pozitive dhe nuk mungojnë gati në asnjë fjalim të politikanëve. Po a do të thotë kjo se ata janë të sigurta në Gjermani?

https://p.dw.com/p/K4Og
Kërkime shkencore në shkollën e lartë profesionale KöthenFotografi: picture-alliance / dpa

Megjithë kapacitetet e jashtëzakonshme për hulumtime shkencore Gjermania ka nevojë për kompetenca dhe struktura të qarta për të shfrytëzuar të gjitha përparësitë në këtë lëmi.

Vendi ynë jeton nga pasuria e quajtur Dituri dhe këtë e di ndërkohë secili, të paktën mendon, kur dëgjon fjalimet e politikanëve dhe menaxherëve të shkencës në Gjermani. Dhe me të vërtetë, shuma prej mbi 10 miliardë eurosh, që është ndarë nga qeveria për buxhetin e hulumtimeve për këtë vit, duket në shikim të parë impresive në veçanti, kur dihet se edhe landet i kanë buxhetet e tyre për këtë sektor.

Contentbanner Forschung in Deutschland (FÜR RUBRIK STUDIEREN IN DEUTSCHLAND)
Contentbanner Forschung in Deutschland

Në realitet sektori i hulumtimeve është i përçarë, jo unik dhe duket si një xhungël e patejdukshme.

Por gabon ai, që mendon se për shkak të këtyre shifrave mund të shikojë duarkryq. Vetëm shuma e parave nuk shpjegon domethënien e shkencës. Ende mungojnë qëllimet e përbashkëta të përcaktuara në nivelin kombëtar. Kur një shkencëtar do të shpjegojë në një vend tjetër funksionimin e hulumtimeve në Gjermani, duhet të fillojë nga zeroja. Së pari duhen shpjeguar dallimet e çuditshme mes shkollave të larta profesionale dhe univesiteteve, sepse të dyja në anglisht quhen "University" dhe të dyja kanë për synim hulumtimet, por universitetet pohojnë se ato janë shkollat e vërteta të larta hulumtuese. Çuditërisht në këto vende ka shumë pak hulumtime, sepse hulumtimet më serioze bëhen në institute si ai Max-Planck, apo në Shoqatën Helmholtz, prej nga zhvillohet edhe bashkëpunimi i drejtpërdrejtë me industrinë. Ekzistojnë dhe qindra institute të tjera, që punojnë pranë njëri-tjetrit. Mbi të gjitha ekziston edhe Ministria federale e Shkencës, e cila i prezanton ato, por në fakt kompetenca të vërteta ka pak. Kjo sepse vendimet më të rëndësishme të politikës së hulumtimeve merren në nivelin e 16 landeve. Për një drejtim të përbashkët të përgjithshëm bëhet pak fjalë.

Karte Standorte der Forschungseinrichtungen der Max Planck Gesellschaft
Hartë e vendndodhjes së instituteve Max-PlanckFotografi: DW

Ndoshta për shkak të strukturës së çuditshme, e cila ka mbetur në Gjermani si dhe në shumë lëmi të tjera.

Vetëm për meremetimin e universiteteve dhe instituteve në Gjermani janë dhënë në 15 vitet e fundit më shumë se 50 miliardë euro. Gati secila shkollë dhe institut ankohet për kushtet e godinave për mësim dhe hulumtime. Në këto kushte është vështirë të flasësh për një hulumtim serioz. Ndërkohë që gati dy miliardat e premtuara për meremetimin e godinave nuk do të thonë shumë, kur ndahet në 80 projekte të ndryshme dhe kur dihet se paratë do të jepen në pesë vitet e ardhshme. Pra për shkencën në Gjermani flitet shumë, por veprohet shumë pak për të zhvilluar një strategji të përbashkët për ardhmërinë.

Autor: Armin Himmelrath

Redaktoi: Angjelina Verbica