1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sukses për mbrojtësit e ambjentit në Bullgari

V11 Korrik 2012

Aktivistë bullgarë të ambjentit i detyruan politikanët me një protestë masive që të kundërshtojnë një ligj për shfrytëzimin e pyjeve: suksesi i parë i një proteste të organizuar.

https://p.dw.com/p/15VZb
Ambjentalistët demonstrojnë në Sofje
Ambjentalistët demonstrojnë në SofjeFotografi: dapd

Ura e Shqiponjës ("Orlov Most") në kryeqytetin bullgar Sofje është një vend tepër simbolik. Në daljen me trafikun më të dendur të qytetit të madh, vetëm disa hapa larg parlamentit dhe universitetit, në qershor të vitit 1990 u mbajt demonstrata më e madhe antikomuniste në Bullgari. 22 vjet më vonë - në qershor 2012 – këtu u ngrit një kulturë e re e protestës, mijëra të rinjë të cilët u organizuan përmes Facebook-ut dhe Twitter-it, pushtuan urën në shenjë proteste kundër një ligji të diskutueshëm mbi përdorimin e pyjeve. Ky ligj lehtësonte zgjerimin e zonave për skijim në viset malore në jug të vendit, të shpallura si zona të mbrojtura.

Projektligji, ndër të tjera, parashihte që pistat e skive, ashensorët e skive dhe hotelet mund të ndërtohen në zonat e mbrojtura kodrinore dhe malore pa pasur nevojë për të aplikuar si më parë për shndërrimin e tokës nga pyjore në tokë ndërtimore. Një kërkesë e tillë ishte më parë e detyrueshme për të gjitha projektet e ndërtimit. Investitorët dhe operatorët e pistave të skijimit dolën me argumente ekonomike: çburokratizimi është shumë i rëndësishëm për turizmin. Kështu, qendrat bullgare të skijimit do të jenë më konkurruese.

Turizmi dimëror përballë mbrojtjes së pyjeve

Turizmi dimëror i skijimit është i një rëndësie të madhe - sidomos në zonat ekonomikisht të pazhvilluara në jugperëndim të Bullgarisë, ku papunësia është shumë e lartë. Ky ishte edhe argumenti kryesor i ministrit përgjegjës, Miroslav Naidenov. Zyrtari më i i lartë i skijimit në vend, biznesmeni Tseko Minev, foli në emër të biznesit: "Shoqëria po mashtrohet. Zhvillimi i turizmit të skijimit nuk paraqet rrezik për mjedisin.”

Me këtë ai donte të largonte shqetësimet e protestuesve. Shqetësimet e protestueve i ndajnë edhe përfaqësuesit e WWF-së (Worl Wildlife Fund) . Ambientalistët e rinj ishin të bindur se do të pasojë një prerje masive e pyjeve. Për këtë arsye, në mënyrë paqësore, ata kanë protestuar kundër lakmisë dhe injorancës ndaj mjedisit.

Sukses për mbrojtjen e pyjeve
Sukses për mbrojtjen e pyjeveFotografi: Fotolia/.shock



Zbulimi i një zëri politik


Edhe pohimet për interesat e mundshme të biznesit të zyrtarëve të qeverisë, korrupsion dhe nepotizëm qarkulluan vazhdmisht në lidhje me ligjin e ri. Në këtë atmosferë të tensionuar, ithtarët e ligjit u hodhën në kundërsulm: ata akuzuan ambientalistët se po financohen nga industria e turizmit dimëror në Austri, Zvicër dhe Gjermani për të penguar rajonet turistike bullgare që të bëhen konkurrente në këtë treg.

Në kohën kur konfrontimi mes ambientalistëve dhe lobistëve të turizmit të skijimit u ashpërsua shumë, si ndërmjetësues u paraqit kryeministri bullgar Boiko Borisov. Edhe pse ai më parë ishte në anën e mbështetësve të ligjit, ai sqaroi se do të dëgjojë opinionin publik dhe do të rrëzojë projekligjin. Presidenti i shtetit Rossen Plevniev, një shok partie i Borisovit përdori veton e tij. Arsyeja: ligji nuk është në përputhje me ligjin e BE-së.

Për më tepër, frika e kritikëve është e drejtë që ky ligj "nuk është në përputhje me parimet themelore kushtetuese dhe të drejtave civile”, tha presidenti bullgar.

Kështu, ambientalistët kanë arritur të paktën përkohësisht një fitore. Por ka fituar edhe kultura e protestës në Bullgari: Turmat e njerëzve në 'Urën e Shqiponjës' ishte protesta e parë e sukseshshme e kontrolluar përmes rrjeteve sociale, në të cilat brezi i ri në Bullgari zbuloi zërin e tij politik.

Autor: Alexander Andreev/ Esat Ahmeti

Redaktoi: Auron Dodi