1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sukses për presidentin Ahmadinexhad

Peter Philipp (DW)18 Mars 2008

Në zgjedhjet parlamentare në Iran fitues janë përkrahësit e presidentit Mahmoud Ahmadinejad. BE i kritikoi zgjedhjet si "as të lira dhe as të ndershme", sepse qindra kandidatë të reformuar nuk u lejuan të merrnin pjesë

https://p.dw.com/p/DQk8
Zgjedhjet në Iran, grua me pasaportë në dorë
Zgjedhjet në Iran, grua me pasaportë në dorëFotografi: AP

Zgjedhjet presidenciale iraniane si jashtë shteti ashtu edhe në Iran vetë u shoqëruan nga karakterizime dhe vlerësime të çuditshme. Sidomos në perëndim u munduan t´i interpretonin si një provë pushteti për presidentin Mahmoud Ahmadinejad, ndërsa Irani zyrtar i stilizoi lart si "përgjigje për perëndimin", duke vlerësuar më pak rezultatin se sa numrin e votuesve. Sa më e lartë pjesëmarrja në votim, aq me i qartë refuzimi ndaj atyre jashtë, që pohojnë se sistemi politik i "Republikës islamike" mbështetet gjithnjë e nga më pak iranianë.

Të dyja palët nuk kishin të drejtë në vlerësimet e tyre. Kritikët e Iranit jashtë duhet ta kenë të qartë, se për presidentin e padëshërueshëm Ahmadinejad do të votohet vitin e ardhshëm dhe se përbërja e parlamentit është një indikator për opinionin, por nuk do të kishte ndikim në rizgjedhjen e tij.

Edhe kritika ndaj përjashtimit të një pjesë të atyre që donin të kandidonin është e drejtë, por nuk drejtohet kundër një fenomeni të ri por një praktike të vjetër në Iran. Që nuk mundi të pengojë, që megjithë shkurtimin e madh të listave të kandidatëve reformatorë simpatizantët e ish presidentit Khatami të jenë ndoshta të përfaqësuar më fort se sa nö parlamentin e deritanishmin.
Fitorja e konservatorëve është e qartë. Që prej katër vjetësh kanë shumicën në parlamentin iranian dhe ketu nuk ndryshojnë asgjë zgjedhjet e së premtes. Por veçse "konservatorët" nuk janë një grup homogjen, ashtu sic nuk janë as "reformatorët" kundërshtarët e tyre politikë. Kampi konservator është i ndarë në dy grupe: Përkrahësit e Ahmadinejadit dhe kritikët konservatorë klerikale të tij. Përkrahësit kanë shumicën, të tjerët herë pas here mund të bashkoheshin me reformatorët dhe të bëjnë ndoshta politikë në parlamenti. Për aq sa e lejojnë "këshilli i mbikqyrësve" dhe "udhëheqësi më i lartë".

Këto instanca më të rëndësishme të republikës islamike janë aktorët kryesorë. Ata duan qö fushata elektorale që mos behet me diskutime të mëdha. Dhe janë ata që i paraqesin zgjedhjet si një mjet propagande kundër perëndimit të padëshëruar. Duke bërë këtë e shvlerësojnë votimin, sepse i heqin çdo përmbajtje. Parimi i zgjedhjeve demokratike është që të përpiqen të sjellin në pushtet opozitën, ose të mbajnë në pushtet qeverinë.
Në asnjë mënyrë zgjedhjet nuk janë sinjal vetëm në adresë të jashtme. Shumica e iranianëve janë aq tö pjekur, që të presin një gjë të tillë nga votimet. Por këtë të drejtë ia kanë mohuar. Këtu dhe vetëm këtu duhet nisur kritika ndaj procesit politik në Iran.