1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndihmoi refugjatët:Sulmohet me thikë kryebashkiaku i Altenas

28 Nëntor 2017

Ai ofroi që në qytetin e tij të pranohen më shumë refugjatë, se sa qe parashikuar. A u bë Andreas Hollstein viktimë e një sulmi? Autoritetet besojnë se motivi është politik.

https://p.dw.com/p/2oNcT
Deutschland Bürgermeister von Altena Andreas Hollstein in der ZDF-Talkshow maybrit illner
Fotografi: picture-alliance/Eventpress Stauffenberg

Kryetari i bashkisë i qytetit të Rinit Verior Vestfalisë Altena është sulmuar me thikë në një dyqan që shet Dönner. Andreas Hollstein u dërgua me një ambulancë menjëherë në spital, por ishte në gjendje të dilte po në mbrëmje nga spitali, bëjnë të ditur mediat lokale. "Unë pata pranë njerëz që u angazhuan dhe jam i gëzuar që jam ende gjallë", i tha Hollstein pas sulmit portalit të lajmeve "Lokalstimme".

Kryeminstri i Landit të Rinit Verior-Vestfalisë, Armin Laschet deklaroi se autoritetet e sigurisë besojnë se motivi për sulmin ishte politik. Dorasi i dyshuar, i cili sipas Lashetit u arrestua, kishte bërë vërejtje të caktuara për politikën e refugjatëve. Kjo të çon në përfundimin, që ekziston një motiv politik. Altena u bë e njohur në të gjithë Gjermaninë, sepse pranon më shumë refugjatë, se sa është e detyruar të pranojë në bazë të kriterit të shpërndarjes.

Deutschland Dönerbude in Altena
Fotografi: picture-alliance/dpa/M. Klümper

"Ju jeni kryetari i bashkisë?"

Edhe një burrë, që u angazhua ta ndihmojë Hollstein-in u plagos lehtë. Sipas një raporti të "Westdeutsche Allgemeine Zeitung" sulmuesi me sa duket ishte i alkoolizuar. Para sulmit dorasi raportohet se e pyeti Hollstein-in:"Ju jeni kryetari i bashkisë?"

Laschet-i, i cili në momentin e atentatit po merrte pjesë në dorëzimin e Çmimit Shtetëror të Landit Rini Verior-Vestfali shkrimtarit Navid Kermani, shprehu tronditjen: "Mbrëmja e sotme ishte dëshpëruese". Gjatë dhënies së çmimit Kermanit, ai i pati treguar "se si së bashku patën vizituar kryetarin e bashkisë së Altena-s, Andreas Hollstein - sepse Navid Kermanit iu duk shumë impresionuese, që një kryetar bashkie tha, jam i gatshëm të pranoj më shumë refugjatë", tha kryeministri.

"Nuk ka vend për urrejtje dhe dhunë"

Pak më vonë, Kermani falenderoi në fjalën e tij politikanë si Henriette Reker dhe Wolfgang Schäuble, të cilët megjithë rrezikun e atentatit, e patën vazhduar punën e tyre. Në atë kohë mbërriti lajmi që ndaj kryetarit të bashkisë së Altenas qe kryer një atentat. "Kjo dhunë në vendin tonë përballë atyre që i mbështesin vullnetarisht refugjatët, kundër kryetarëve të bashkive, që kujdesen për të mirën e qytetit të tyre, është për t'u përçmuar", tha Laschet. "E qartë është: në Landin e Rinit Verior-Vestfalisë nuk ka vend për urrejtje dhe dhunë. Shumëllojshmëria është karakteristikë e landit tonë."