1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Russland Anschlag

24 Janar 2011

Vetëm dhjetë muaj pas një sulmi terrorist të përgjakshëm në metronë e Moskës kryeqytetin rus e ka tronditur një sulm i rëndë. Policia ka forcuar menjëherë masat e sigurisë.

https://p.dw.com/p/102I0
Fotografi: AP

Sulmi në aeropotin e Moskës Domodedovo u mori jetën 35 personave. Dëshmitarët vlerësojnë se numri i të vdekurve është më i lartë. Së paku 130 vetë duhet të jenë plagosur, disa prej tyre rëndë. Deri tani nuk ka të dhëna për viktima gjermane, megjithëse rreth një orë para sulmit u ulën edhe dy avionë nga Dyseldorfi.

Domodedowo Moskau Flughafen Anschlag
Autoambulanca e zjarrfikëse para aeroportitFotografi: AP

Bomba shpërtheu pak pas orësh katër e gjysëm në pjesën e aeoropotit, ku mbërrijnë bagazhet e pasagjerëve. Ajo duhet të ketë patur një forcë shpërthyese nga pesë deri dhjetë kilogramë TNT dhe e pajisur me gozhda dhe pjesë metalike. Irina Zwei, zëvendës kryeredaktore e stacionit radiofonik Echo Moskwy ishte në aeroport, por në pjesën e nisjes, sepse do të nisej për në Zvicër. Çfarë ka parë ajo? "Pashë se si në drejtim të aeroportit vinin shumë autoambulanca, zjarrfikëse dhe makina të ministrisë për Mbrojtjen nga Katastrofa. Rruga ishte e mbushur plot me to."

Shtohen masat e sigurisë

Presidenti Dmitri Medvedev deklaroi në një fjalim në televizion të hënën në mbrëmje: "Siç e dini në Domodedovo kemi patur një shpërthim. Sipas të dhënave të deritanishme kemi të bëjmë më një sulm terrorist." Medvedev shtoi: "Së pari është e urgjente, që në të gjithë aeroportet dhe stacionet e trenave të forcohen masat e sigurisë. Kam udhëzuar ministrinë e Brendshme dhe të Transportit që të marrë masat e duhura."

Fluturimet për në Domodedovo u kaluan provizorisht në aeroporte të tjera të Moskës. Masat e sigurisë janë shtuar kudo, kontrollet e pasagjerëve dhe vizitorëve janë ashpërsuar. Ndërkohë është përfocuar siguria në trafikun e metrove si edhe në aeroportet e tjera të qytetit. Të gjitha udhëtimet ndërkombëtare janë ndaluar. Presidenti Medvedev ka shtyrë ndërkohë udhëtimin e tij me avion për në samitin ekonomik në Davos.

Domodedowo Moskau Flughafen
Fotografi: picture alliance/dpa

Sipas agjensive ruse bomba është ndezur nga një atentator vetëvrasës nga Kaukazi i Veriut. Atje prej vitesh islamistët luftojnë për një shtet të pavarur teokratik. Ata kanë kërcënuar shpesh se do të kryejnë atentate në Moskë.

Vitin e shkuar Moska u vu në shënjestër të një sulmi terrorist. Nga sulmet e atentatorëve vetëvrasës çeçenë në dy stacione metrosh në Moskë në marsin e vitit të kaluar patën humbur jetën 40 vetë.

Autor: Esther Hartbrich/Angjelina Verbica

Redaktoi: Mimoza Kelmendi