1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sulme kundër të huajve në Athinë

DW/Aida Cama13 Gusht 2012

Në Greqinë e tronditur është rritur ndikimi i grupeve terroriste si "Agimi i artë". Në Athinë është vrarë dje një emigrant në mes të rrugës.

https://p.dw.com/p/15oWl
Numri i sulmeve kundër të huajve është rritur shumë kohët e fundit në Greqi
Numri i sulmeve kundër të huajve është rritur shumë kohët e fundit në GreqiFotografi: Reuters

Një emigrant irakian është sulmuar ditën e dielë në qendër të Athinës në mes të rrugës dhe është plagosur për vdekje. Sipas policisë, burri është goditur me sende të forta. Disa orë pas dërgimit në spital ai ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve. Policia është në kërkim të pesë personave të dyshuar të kenë të bëjnë me rastin.

Drejtuesi i partisë ekstremiste të djathtë, Nikolaos Mihaloliakos
Drejtuesi i partisë ekstremiste të djathtë, Nikolaos MihaloliakosFotografi: Reuters

Sulme të tjera

Numri i sulmeve kundër të huajve është rritur shumë kohët e fundit në Greqi. Ditën e dielë janë sulmuar edhe një rumun dhe një maroken, bëri të ditur policia. Por të dy kanë mundur të largohen dhe të shpëtojnë. Ministri i rendit publik Nikos Dendias, bëri të ditur se shteti do të veprojë "pa mëshirë ndaj të gjithë shkelësve." Ai i shprehu keqardhjen viktimave.

Me krizën e borxheve në Greqi është rritur fluksi i partive ekstremiste të djathta. Partia ekstremiste e djathtë "Agimi i artë" mori në zgjedhjet parlamentare gati shtatë përqind të votave. Ajo krijoi hapur atmosferë kundër të huajve dhe kërkon të joshë shtimin e numrit të anëtareve duke reklamuar dhënien e ushqimit për nevojtarët.