1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

301208 Israel Sicherheitsdoktrin

Clemens Verenkotte30 Dhjetor 2008

Izraeli regoi ashpër ndaj goditjeve me raketa nga Rripi i Gazës. Pas kësaj qëndron doktrina izraelite e sigurisë: armiku duhet goditur sa më fort të jetë e mundur, për të rivendosur aftësinë e frikësimit ushtarak.

https://p.dw.com/p/GPCX
Pamje nga sulmet e së martës në GazaFotografi: AP

Ministri izraelit i mbrojtjes Ehud Barak doli në publik më 25 dhjetor, dy ditë përpara operacionit ushtarak "plumbi i derdhur", me një deklaratë të shkurtër. Paralajmërimi, që ai dha në programin e mesditës të radios izraelite, i drejtohej Hamasit dhe parë në retrospektivë, i ngjasonte një premtimi: "Edhe sot (25.12.) herët vëmendja është drejtuar në jug. Nuk janë fjalimet ato që ne nuk pranojmë, është situata e zhvilluar atje. E vetmja gjë që mund të them sot është, se kushdo që sulmon qytetarët e Izraelit dhe ushtrinë e tij, do të paguajë një çmim të shtrenjtë."

Israel Verteidigungsminister Ehud Barak Regierungskrise
Ehud BarakFotografi: AP

Strategjia izraelite e sulmit

Hamasi pas kësaj deklarate tërhoqi të mërkurën e javës së kaluar nga kazermat e policisë dhe të forcave të sigurisë gjithë pjesëtarët e tij. Gazeta "Ha'aretz" shkruante më pas, se kjo ndodhi nga shqetësimi ndaj një sulmi të ardhshëm ushtarak prej Izraelit. Por kur Barak një ditë më vonë bëri të ditur se do të lejonte hyrjen e mallrave humanitare në Rripin e Gazës, dhe kabineti izraelit për sigurinë do të vendoste vetëm të dielën (28.12.) për operacionin ushtarak, zyrtarët e Hamasit morën frymë sërish dhe rikthyen njerëzit e tyre të armatosur në kazerma. Kjo është arsyeja pse flota ushtarake izraelite, në kohën e sulmit të shtunën rreth orës 11:30, mundi të bombardonte kazerma të mbushura plot. Në një fushë ishin mbledhur rreth 200 rekrutë të rinj që do të bënin betimin.

Me Ehud Barakun, pas Amir Perezit, një sindikalist pa përvojë, në ministrinë e mbrojtjes në Tel-Aviv është në detyrë sërish një profesionist. Një burrë, që si ish-shef i shtabit të përgjithshëm dhe ushtar shumë i dekoruar i Izraelit, njeh mirë nevojat e forcave të armatosura. Me kujdes, njofton më tej gazeta "Ha'aretz", e ka pregatitur Baraku planin e operacionit kundër Hamasit. Në verë të këtij viti, ndërkohë që ndërmjetësit egjiptianë patën negociuar armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit, Barak kishte dhënë detyrën për kërkimin e hollësishëm të objektivave të sulmit, dhe mbledhjen e informacioneve sekrete mbi lëvizjet e anëtarëve të lartë të Hamasit. Armiku duhet goditur sa më fort dhe në mënyrë sa më shkatërrimtare të jetë e mundur, për të rivendosur aftësinë e Izraelit për të trembur ushtarakisht. Kjo aftësi u cënua rëndë pas luftës së Libanit në vitin 2006. Nga kjo doktrinë e Izraelit për sigurinë udhëhiqet Baraku.

Israel Palästinenser Panzer vor Gaza
Ushtarë izraelitë në kufirin mes Izraelit dhe Rripit të GazësFotografi: AP

Izraelitët i përshëndetën sulmet në Rripin e Gazës

Trysnia nga opinioni publik izraelit, e veçanërisht nga banorët pranë vijës kufitare me Rripin e Gazës, për të ndërmarrë diçka kundër sulmeve me raketa nga palestinezët ekstremistë, u shtua ndjeshëm në ditët që i paraprinë sulmit, ndërkohë që Hamasi i shtoi sulmet me raketa në gati një duzinë në ditë.

Për këtë shumë izraelitë i quajtën të merituara sulmet ajrore masive kundër objektivave të Hamasit. Jakovi, pronar i një supermarketi nga Sderoti, qytet rreth 2 kilometra larg Rripit të Gazës, kundër të cilit është qëlluar vazhdimisht me raketa kasam që prej shpërthimit të Intifadës së dytë në fund të verës së vitit 2000, thotë: "Ne besojmë se kishte ardhur koha, pasi kemi vuajtur për tetë vjet rresht. Ne shpesh ua kemi zgjatur dorën për paqe, por ata na janë përgjigjur me raketa kasam. Ka ardhur koha që ushtria dhe qeveria të bëjnë hapin e duhur. Këtë duhej ta kishin bërë kohë më parë, por po e bën tani pas tetë vjetësh. S'ka gjë, është në rregull. Ne kemi një ndjenjë të mirë, do të jemi të fortë dhe ushtria do të jetë e fortë."

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë