1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

'Super e martë' e vogël në SHBA

Kristina Bergman4 Mars 2008

Dita e sotme mund të jetë vendimtare për kandidaturën presidenciale tek demokratët amerikanë. Zgjedhje zhvillohen në Teksas, Ohajo, Vermont e Rhode Island. Barak Obama kryeson me 109 delegatë kundrejt Klintonit

https://p.dw.com/p/DHwA
Mbështetëse e kandidates demokrate Klinton
Mbështetëse e kandidates demokrate KlintonFotografi: AP
'Është ora tre e natës dhe fëmijët tuaj janë në gjumë, por në Shtëpinë e Bardhë bie telefoni. Diku në botë ka ngjarë diçka. Vota juaj vendos se kush i përgjigjet kësaj thirrjeje telefonike...' Të fitosh vota duke përhapur frikë - pikërisht për këtë gjë i kanë akuzuar vazhdimisht vitet e fundit demokratët republikanët dhe e kanë cilësuar joserioze. Por Klintoni po ngjall katastrofa imagjinare për t'i bindur zgjedhësit se në rast krize ajo do të merrte vendimet e duhura. Kaq me shpatulla pas muri qëndron Hillari Klinton që të përdorë mjete të tilla, pyesin vëzhguesit? Dr. Irvin Redlener drejton Qendrën Kombëtare për Mbrojtjen nga Katastrofat në Universitetin Kolumbia të Nju Jorkut. Ai është pediatër dhe bashkëpunon me Hillary Clintonit që prej vitit 1993 në nismat e saj për sigurimin shëndetësor. Ai thotë, se ky është një çast kritik për Klintonin në një parafushatë zgjedhore të pashembullt për nga intensiteti dhe se reklama duhet parë në këtë kontekst. 'Ajo përpiqet që t'i kujtojë njerëzit, se zotëron mjetet e nevojshme dhe përvojën e mjaftueshme për çdo gjendje krize.' Por si mund të vinin punët deri këtu?
Mbështetës të kandidatit demokrat Barak Obama
Mbështetës të kandidatit demokrat Barak ObamaFotografi: AP
Verën e kaluar emërimi i Klintonit si kandidate presidenciale dukej i vetëkuptueshëm. Sërish Redlener: 'Besoj se askush nuk llogariste me një gjë të tillë, që një person kaq karizmatik do të ishte konkurrenti i saj kryesor. Barak Obama është një garues zgjedhor i shkëlqyer dhe një kandidat i mirë. Unë besoj që fushata është shumë më e ashpër sesa e prisnin të gjithë.' Po shtohen zërat që kërkojnë tërheqjen e Hillary Clintonit nga gara në rast se ajo renditet prapa për nga numri i delegatëve edhe pas zgjedhjeve të sotme. Bill Riçardson, guverntaori i New Mexikos, i cili është larguar nga gara për kandidaturën presidenciale, tha gjithashtu në televizionin CBS, se gara midis dy kandidaturave të mira po zgjaste tepër gjatë. Edhe bashkëshorti i Klintonit , ish-presidenti Bill Klinton, pranoi se e marta është një ditë e rëndësishme dhe se Hillary duhet të fitojë në Teksas dhe Ohajo për të vazhduar garë.