1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Super e Marta: Mitt Romney korr fitore të vështirë

7 Mars 2012

Mitt Romney fiton me diferencë të ngushtë zgjedhjet në të ashtuquajturën "Super e Marta". Megjithë këto fitore, Romney nuk e ka ende të sigurtë kandidaturën për zgjedhjet presidenciale.

https://p.dw.com/p/14GDa
Mitt Romney
Mitt RomneyFotografi: Reuters

Në garën e republikanëve për kandidaturën e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, ish Guvernatori i Masaçusets, Mitt Romney sipas njoftimeve në televizion ka fituar me diferencë të ngushtë zgjedhjet paraprake veçanërisht të rëndësishme në Ohajo. "Një natë e mrekullueshme" u shpreh me entuziazëm Romney, kur u bë e qartë se au kryeson në 13 shtete. Me rëndësi simbolike ishte fitorja 38% në zgjedhjet në Ohajo. Kjo ishte fitorja e pestë e Romney-t pas atyre në Idaho, Masaçusets, Vermont dhe Virxhina në fushatën e ashtuquajtur "Super e Marta" që u zhvillua në dhjetë shtete federale.

Por edhe rivali i tij kryesor ish-Senatori Rick Santorum, ka shënuar suksese. Ai është renditur në vend të dytë. Santorum fitoi në Dakotën e Veriut, Oklahoma dhe Tenesi. Santorum nuk shihet në disa shtete nga Kentaki në Virxhinian Perëndimore si një super i pasur elitar, i ardhur nga brigjet liberale lindore të SHBA-së. Prandaj shpresat e Santorumit ende nuk janë shuar.

Ai i sheh këto zgjedhje si tepër të rëndësishme për drejtimin që do të marrë Amerika. "Kjo e ka bërë Amerikën të fortë: Ne kemi ndërtuar një shtet nga poshtë. Tani kemi nevojë për njerëz që të dalin kundër presidentit Obama dhe vizionit të tij qeverisës për shëndetësinë, energjinë, shërbimet financiare, dhe kush e di tjetër çfarë vjen."

Super e Martë për Romney-n
Super e Martë për Romney-nFotografi: AP

Fati i Romney-t vendoset në shtetet jugore

Ish-kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, siç pritej ka fituar në shtetin e tij të lindjes Xhorxhia. Nga Alaska ende nuk kanë mbërritur rezultatet përfundimtare. Për politologun, Jackson Janes, Romney megjithë këto fitore nuk e ka ende të sigurtë kandidaturën për zgjedhjet presidenciale. Kundërshtari i Obamës nuk gëzon popullaritet në shtetet jugore, të cilat nuk e kanë thënë fjalën e tyre për kandidaturën. Ndërkohë që rivali i tij, Rick Santorum është më i pëlqyer në këto shtete, është shprehur politologu Janes në një intervistë për radion gjermane "Deutschland Funk".

Senatori Rick Santorum
Senatori Rick SantorumFotografi: AP

Ndërsa kandidati tjetër, Newt Gingrich, ish-drejtuesi republikan i Dhomës së Deputetëve ka fituar në shtetin e tij të lindjes, Xhorxhia. Kjo mjafton që ai të vazhdojë të qëndrojë në garë, megjithëse shanset e tij janë shumë të pakta. Rezultatet e tij në shtetet e tjera janë tepër të dobta, që ai të mund të ketë shanse të dalë në krye si kandidat kundër Obamës. Kandidati republikan për president që do të dalë nga gara republikane do të përballet në Nëntor në zgjedhjet presidenciale me kandidatin e demokratëve, presidentin Barack Obama.

Autor: Agj/Hasselmann/Arapi

Redaktoi: Mimoza Kelmendi