1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Të mbijetuarit e Holokaustit dhe kompensimet nga Austria

23 Gusht 2011

Një grup të mbijetuarish të Holocaust-it dhe pasardhësit e tyre planifikojnë një padi prej miliardash kundër Republikës së Austrisë. Ata kërkojnë dëmshpërblim për pasuritë e tyre të konfiskuara nga nazistët.

https://p.dw.com/p/12LM9
Passanten betrachten am 25.10.2000 das Holocaust-Mahnmal am Wiener Judenplatz. Das Mahnmal der britischen Künstlerin Rachel Whiteread stellt eine nach innen gewandte, unzugängliche Bibliothek dar. Das Buch sei das wichtigste Denkmal der Juden, des Volks des Buches, sagte Initiator Simon Wiesenthal bei der Enthüllung. Zentral sei die Inschrift, die 65000 österreichische Juden als Opfer und die Nationalsozialisten als Täter nennt. Der Kubus wurde über den Ausgrabungen der mittelalterlichen Synagoge errichtet und bildet mit einem gleichzeitig eröffneten Museum zur Geschichte der jüdischen Gemeinde in Wien das Zentrum einer neuen Gedenkstätte.
Monumenti për Holocaustin në VjenëFotografi: dpa - Fotoreport

Me hyrjen e Adolf Hitlerit në Vjenë në mars të vitit 1938, e cila u përshëndet nga shumë austriakë, filloi edhe ankthi për 200.000 hebrejtë në këtë qytet. Shumë nga ata u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe iu konfiskuan pasuritë para se ata të transportoheshin nga nacionalsocialistët nëpër kampet e përqëndrimt. Prej dekadash të mbijetuarit e Holokaustit dhe pasardhësit e tyre luftojnë për një dëmshpërblim ose kompensim financiar nga shteti austriak. Në vitin 2001 përpjekjet e mëparshme të qeverisë austriake për dëmshpërblim nuk ishin të mjaftueshme. Ata nënshkruan të ashtuquajturën "Marrëveshja e Uashingtonit" me SHBA-në, sipas së cilës dëmet kapin një shumë të përgjithshme prej 146 milionë euro ose rrreth 210 milionë dollarë.

Kompensimi konsiderohet si "qesharak"

Kjo është vetëm një copëz e pasurisë, thotë Martha Raviv, zedhënësja e një grupi izraelit të të mbijetuarve të Holokaustit. Babai i saj u vra në Buhenvald. Ajo vetë u deportua në moshën shtatë vjeç së bashku me nënën e saj për në Bergen-Belsen. Pas çlirimit nga aleatët, në vitin 1948, ato shkuan në Izrael. Që atëherë e deri sot Martha Raviv lufton si avokate për pretendimet e të mbijetuarve austriakë të Shoa-s. Ajo është e bindur që shteti austriak ka përfituar shumë nga pronat hebreje. Shumica e anëtarëve të qeverisë e dinë shumë mirë që shuma që duhet të kthejnë si kopensim është qesharake. Austria ka një ekonomi shumë të zhvilluar dhe u bë e pasur edhe në sajë të pasurive të hebrejve nga koha e Holokaustit, thotë Martha Raviv për Deutsche Welle-n.

U.N. officel gather at the Vienna international Center, on Monday, Jan. 24, 2005, to commemorate the 60th anniversary of the liberation of Nazi death camps. (AP Photo/Ronald Zak)
Ceremoni përkujtimore për Holokaustin në AustriFotografi: AP

Disa historianë e vlerësojnë pasurinë e konfiskuar në një vlerë prej rreth 10 miliardë dollarë. Por grupet juridike, kryesisht nga SHBA dhe nga Austria kanë rënë dakord për një kompensim në një shumë totale prej 146 milionë euro. Kushtet e marrëveshjes përfshijnë edhe përfundimin e padive të gjykatës amerikane kundër shtetit austriak.

Financiarisht jo në barazpeshë

Ursula Kriebaum, profesore për të drejtën ndërkombëtare në Universitetin e Vjenës, ka marrë pjesë në hartimin e marrëveshjes: "Pjesëmarrësve u ishte premtuar që një vendim përfundimtar dhe i zbatueshëm në përgjithësi do të bënte që ata të merrnin të gjitha likuidimet dhe kompensimet e pronave dhe pasurive të hebrejve gjatë kohës së nacionalsocializmit dhe viteve më pas." - thotë Ursula Kriebaum në një intervistë me Deutsche Wellen.

Avokatja Martha Raviv shpreson që qeveria izraelite do të ushtrojë presion ndaj Austrisë që të vërë në lëvizje negociata të reja lidhur me dëmshpërblimet. Një alternativë për të mbijetuarit e Holokaustit është edhe dërgimi i çështjes në gjyq. Por kjo do të shoqërohej me shpenzime të larta, thotë avokatja.

Profesorja Ursula Kriebaum nuk beson që do të ketë një kompensim adekuat: "Kjo është shumë e vështirë që të ketë një kompensim. Të gjitha palët po mundohen për një masë më të mirë të mundshme të drejtësisë."

Qeveria austriake deri tani nuk është deklaruar ende lidhur me pretendimet e kompensimit. Megjithatë Kryetari i të Gjelbërve austriakë në një letër drejtuar të mbijetuarve izraelitë të Holokaustit ka shkruar se shuma që do t'u paguhet të mbijetuarve, vështirë se do të baraspeshojë humbjet e pasurive të tyre.

Autorin: Kerry Skyring/Mimoza Kelmendi
Redaktor: P. Pani