1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një i vdekur e të plagosur në shpërthimin në Ludwigshafen

17 Tetor 2016

Njerëzve u kanë kërkuar që të mbajnë të mbyllura dritaret dhe dyert. Disa vetë janë plagosur, shpërthimi në territorin e gjigandit industrial ndodhi pas punimeve në një sistem tubacionesh.

https://p.dw.com/p/2RJnu
Brand BASF Ludwigshafen
Fotografi: picture-alliance/Promediafoto/M. Deines

Sipërmarrja BASF tha në një deklaratë të parë se janë plagosur disa vetë. Shpërthimi ndodhi rreth orës 11.30 në të ashtuquajturin port të landit, Landeshafen Nord, pas punimeve në një sistem tubacionesh. Atje përzihen lëngje të djegshme dhe gaze nën presion të madh, bëri të ditur një zëdhënëse e firmës. Përmasa e saktë e fatkeqësisë deri në këtë moment nuk njihej. Qyteti i Ludwigshafenit bëri të ditur më tej se gjithashtu nuk dihet se ku ndodhen disa njerëz që mund të jenë prekur nga shpërthimi.

BASF në Ludwigshafen
BASF në LudwigshafenFotografi: picture-alliance/dpa/U. Anspach

Paralajmërim për renë e tymit

Autoritetet në Ludwigshafen dhe Mannheim e paralajmëruan popullatën pas shpërthimit për përhapjen e një reje tymi. Njerëzve u është bërë thirrje që të mbajnë të mbyllura dritaret dhe dyert dhe që sipas mundësisë të qendrojnë në shtëpitë e tyre. Pajisjet e ajrosjes dhe të ajrit të kondicinuar duhet të çaktivizohen. 

Shoferëve të automjeteve u është bërë thirrje që t'i shmangen zonës së aksidentit. Në faqen e internetit të qytetit fqinj Mannheim thuhet se nuk përjashtohet, që mbi qytet të kalojë një re tymi. Prandaj edhe në këtë qytet, si masë sigurie, njerëzit duhet t'i mbajnë të mbyllura dritaret dhe dyert. Zjarrfikësit dhanë një paralajmërim për rast rreziku.

Autoritetet dhe sipërmarrja kanë njoftuar ndërkohë numra telefoni, ku mund të informohen qytetarët. AUD