Bota

Tërmet tjetër trondit Meksikën

Katër ditë pas tërmetit të fuqishëm me 300 të vdekur në Meksikë, ky vend goditet nga një tërmet i ri. Në kryeqytetin milionësh meksikan banorët vrapuan menjëherë në rrugë.

Mexiko, Erbeben (Reuters/H.Romero)

Epiqendra e tërmetit së shtunës (23.09) ndodhej në jug të vendit, në qytetin Ixtepec në shtetin federal, Oaxaca, sipas të dhënave të Institutit Sizmologjik. Në kryeqytetin meksikan banorët vrapuan menjëherë në rrugë, ndërkohë që raportohet se lëkundjet kanë qenë të jashtëzakonshme, si në tërmetin e para pak ditëve të shkallës 7,1 ballë.

Qindra vetë humbën jetën të martën e kaluar, ndërkohë që vazhdon puna për gjetjen e të humburve në rrënoja, raportojnë mediat lokale. Deri më tani vetëm 70 vetë janë nxjerrë gjallë nga rrënojat, 40 të tjerë konsiderohen ende të humbur.

Mexiko, Erbeben (Reuters/H.Romero)

Shtetet federale Morelos dhe Puebla janë prekur më së shumti nga tërmeti, mijëra godina janë shkatërruar. Vetëm në kryeqytetin meksikan janë shkatërruar 181 ndërtesa, qindra vetë kanë humbur strehën dhe jetojnë në çadrat e ngritura apo në rrugë.

la/(dpa, afp)

 

Albanian Shqip

Amharic አማርኛ

Arabic العربية

Bengali বাংলা

Bosnian B/H/S

Bulgarian Български

Chinese (Simplified) 简

Chinese (Traditional) 繁

Croatian Hrvatski

Dari دری

English English

French Français

German Deutsch

Greek Ελληνικά

Hausa Hausa

Hindi हिन्दी

Indonesian Bahasa Indonesia

Kiswahili Kiswahili

Macedonian Македонски

Pashto پښتو

Persian فارسی

Polish Polski

Portuguese Português para África

Portuguese Português do Brasil

Romanian Română

Russian Русский

Serbian Српски/Srpski

Spanish Español

Turkish Türkçe

Ukrainian Українська

Urdu اردو