1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Takimi i rradhës i qipriotëve grekë dhe turqë ngjall shpresë për një dialog të mirëfilltë

Panagioti Kouparanis30 Qershor 2008

Takimi i ardhshëm i presidentëve të qipriotëve turqë dhe grekë zhvillohet nesër, por mosbesimi është ende tepër i thellë dhe paraqet një problem serioz.

https://p.dw.com/p/ETPZ
Intensifikohen bisedimet qipriote - Dimitris Christofias dhe Mehmet Ali Talat
Intensifikohen bisedimet qipriote - Dimitris Christofias dhe Mehmet Ali TalatFotografi: picture-alliance/dpa

Euforia e fillimit ka kaluar sepse megjithë përparimet e shënuara, problemet rreth temave qendrore mbeten. Nuk ka marrëveshje lidhur me cështjen e pronave, ardhmërinë e trupave të turkëve qipriotë si dhe kontinuitetin e një Qiproje të bashkuar. Diplomati gjerman Peter Witting megjithatë është i bindur se mund të ketë sukses, me shpjegimin se iniciativa për bisedime erdhi nga vet qipriotët.

"Procesi i negociatave është drejtuar dhe nxitur nga vet palët në konflikt. Kombet e Bashkuara deri tani ishin vetëm si ndërmjetësues. Ky është një zhvillimi i madh pozitiv."

Witting thotë se në momentin e caktuar duhet të ndërhyjnë edhe ndërmjetësuesit. Më së largu kur të vie puna deri te kushtetuta e përbashkët. Presidentët Christofias dhe Talat kanë rënë dakord në takimin e fundit që Qiproja të përbëhet prej shteteve: pjesës turke dhe greke, ndërsa në kontaktet me jashtë të ketë një identitet. Deri tani nuk dihet nëse ky do të jetë një shtet i ri, apo do të jetë vazhdimësi e Repulikës së deritanishme. Udhëheqësi i opozitës në pjesën greke Nikos Anastassiadis shpjegon:

"Nëqoftëse pranojmë se po krijohet një shtet i ri, atëherë do të duhej që fillimisht të njohim pjesën veriore si shtet më vete dhe të negociojmë si me një shtet sovran. Nuk është e rastit që politikanët turqë përmendin shembullin e Çekosllovakisë apo Kosovës. Kjo do të thotë se ata duan të krijojnë një federatë shtetesh, me qëllim që më vonë të shkëputen."

Ndërsa Kutlay Erk, ish - kryetar i pjesë veriore të Nikozisë, tani i dërguar i posacëm i presidentit Talat i mbronë pozicionet e veta.

"Pa marrë parasyshë se a na pëlqen apo jo, këto dy pjesë kanë jetuar të ndara në 30 vjetët e fundit. Turqit në veri kanë krijuar strukturat e veta, sipërmarrjet, univestitetet dhe të gjitha gjërat tjera. Në qoftë se bëhet vetëm transformimi i Republikës së tanishme, atëherë këto institucione do të humbnin vlerën."

Mosbesimi mes palëve është i thellë, ndërkohë që atë e rëndon edhe situata politike në Turqi. Nëse partia në pushtet, AKP me të vërtetë ndalohet, procesi i negociatave në Qipro do të mbetej nën hije. Kjo do të ndikonte edhe në ndërprerjen e procesin për integrimin e Turqisë në BE. Ndërkohë që pikërisht perspektiva evropiane e Turqisë ndikoi që të nënshkruhet plani i paraqitur prej ish-sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan.