1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Talibanët të hiqen nga lista e zezë? - Komiteti i sanksioneve i OKB-së duhet t'i hapë rrugën bisedimeve me talibanët

16 Qershor 2011

Kombet e Bashkuara duan të heqin disa emra nga lista e sanksioneve kundër talibanëve afganë. Kjo duhet t'i shërbejë procesit të pajtimit në Afganistan.

https://p.dw.com/p/11aqT
Qindra talibanë arratisen nga burgu (25.04.2011)
Qindra talibanë arratisen nga burgu (25.04.2011)Fotografi: dapd

Mbledhja me 16 qershor e Komisionit të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara duhet të dërgoj një mesazh tek lëvizja talibane. Në Kombet e Bashkuara ekziston ende një listë e zezë me personat kundër të cilëve bashkësia ndërkombëtare ka vendosur sanksione si ndalim-udhëtimi apo ngrirja e xhirollogarive. Këto sanksione tani u qëndrojnë në rrugë bisedimeve me përfaqësuesit e talibanëve. Pasi që këto bisedime janë të domosdoshme dhe të arsyeshme tani do të rishikohet regjimi i sanksioneve kundër talibanëve afganë.

Lufta në Afganistan nuk mund të fitohet ushtarakisht

Obama flet në parlamentin britanik
Presidenti Obama flet në parlamentin britanikFotografi: AP

Gjatë vizitës së tij në Evropë në muajin maj presidenti amerikan Barack Obama në një intervistë dhënë kanalit BBC nuk la asnjë fije dyshimi se lufta në Afgnaistan nuk mund të fitohet.

"Ne nuk do të zgjidhim këtë problem ushtarakisht. Megjithatë ne mund të shfrytëzojmë sukseset tona ushtarake për të arritur një zgjidhje politike që është në përputhje me kushtetutën afgane dhe edhe më tutje përkudjeset për zgjedhje të lira dhe korrekte dhe për respektimin e të drejtave të njeriut përfshirë këtu edhe të drejtat e grave. Nuk do të ketë një zgjidhje të përsosur. Por ne mund të arrijmë një pikë ku një zgjidhje politike do të korrespondon me vlerat dhe arsyet tona përse kemi ndërhyrë në Afganistan."

Kjo pas dhjetë vitesh luftë do të thotë para së gjithash: Afganistani nuk do të jetë kurrë më një atdhe i sigurtë për terroristët.

Palët me kushte për njëra tjetrën

Avion amerikan pa pilot mbi Afganistan
Avion amerikan pa pilot mbi AfganistanFotografi: picture alliance/dpa

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërkohë është përhapur ideja se pa pjesëmarrjen e talibanëve nuk do të ketë paqë në Afganistan. Barack Obama ndodhet në presion: ai dëshrion që të rizgjidhet vitin e ardhshëm ndërsa lufta në Afganistan ka kohë që e ka humbur mbështetjen e popullatës amerikane. Aktualisht në Hindukush janë të stacionuar mbi 90 mijë ushtarë amrikanë. Ata duhet sa më shpejt që të jetë e mundur të kthehen në shtëpi.

"Kjo do të thotë që në fund të fundit duhet të bisedohet me talibanët. Por ne gjithashtu i kemi bërë të qarta kushtet tona për bisedime: talibanët duhet të ndërprejnë të gjitha lidhjet me Al Kaidën, ata duhet ët heqin dorë nga dhuna dhe të repsketojnë kushtetutën. Këto janë kushtet."

Nga ana tjetër edhe lëvizja e talibanëve përreth Mulla Omarit ka vënë kushtet e saj për bisedime. Në to bëjnë pjesë tërheqja e të gjitha trupave të huaja dhe heqja e anëtarëve të saj nga lista e sanksioneve të OKB-së. Në mesin e rreth 500 personave të kësaj liste ndodhen edhe 140 persona të cilët kanë lidhje me talibanët ndërsa pjesa tjetër me Al Kaidën.

Karzai pret mesazhe të qarta politike

Në foto, presidenti afgan Hamid Karzai
Në foto, presidenti afgan Hamid KarzaiFotografi: AP

Qeveria e Hamid Karzait i ka ofruar ndërkohë komitetit të sanksioneve një liste më mbi 40 emra të cilët duhet të hiqen nga lista e zezë. Presidenti afgan pret një shenjë të qartë politike të bashkësisë ndërkombëtare në mënyrë që të përparojë programi i tij për pajtim.

"Ekzistojnë kontakte me talebanët. Por kontaktet tona nuk mund të drejtohen në një adresë fikse për shkak se një adresë e tillë nuk ekziston. Kontaktet tona gjithnjë e më shumë kanalizohen përmes Këshillit të Lartë të Paqës të cilin e kemi krijuar enkas për këtë qëllim. Po ashtu edhe partnerët tanë ndërkombëtar kanë kontakte. Qëllimi ynë është që t'i bëjmë bashkë të gjitha kontaktet me talibanët dhe të mobilizojmë të gjitha burimet e nevojshme për procesin e pajtimit të udhëhequr nga Këshilli i Paqës."

Hamid Karzai ka emëruar personalisht 70 anëtar të Këshillit Afgan të Paqës. Në mesin e tyre janë edhe pesë burra të cilët ndodhen në listën aktuale të komitetit për sanksione të Kombeve të Bashkuara kundër talibanëve dhe Al Kaidës.

Autor: Sandra Petersmann / Esat Ahmeti

Redaktoi: Angjelina Verbica