1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tarzani - kulturë nga xhungla

Miriam Karout24 Qershor 2016

Ndjellja e xhunglës - Edhe pas 100 vjetësh Tarzani ia del sërish të pushtojë ekranet e kinemave.

https://p.dw.com/p/1JCCZ
Musical Tarzan in Hamburg Archivbild
Fotografi: picture-alliance/dpa

Thuajse nuk ka askënd që nuk e njeh - historinë e Tarzanit dhe majmunit të tij? Më 1 korrik në kinematë amerikane fillon shfaqja e një filmit të ri me Tarzanin në xhungël. Dhe duke filluar nga data 28 korrik ky film do të shfaqet edhe në kinematë gjermane.

Tarzani i këtij filmi është aktori dhe ish-fotomodeli suedez Alexander Skarsgård.

Në 104 vitet e fundit janë botuar versione të panumërta librash dhe janë xhiruar mjaft filma, që bazohen të gjitha në kryeveprën e Edgar Rice Burroughs.

Plakat Tarzan and His Mate 1934 Johnny Weissmüller
Fotografi: picture alliance/United Archives/WHA

Shumëkujt me siguri i vijnë në mendje menjëherë seritë e filmit me Johnny Weissmuller në rolin e Tarzanit dhe Maureen O'Sullivan në rolin e Xhejn.

Johnny Weissmuller Tarzan Maureen O'Sullivan Jane
Fotografi: AP

Ky personazh është përjetësuar edhe në filmin e famshëm vizatimor të kompanisë Walt Disney muzikën e të cilat e ka kompozuar Phil Collins.

Tarzan Comics 100 Jahre Zeichentrickfilm
Fotografi: picture-alliance/dpa