Ballkani

Thaçi e Vuçiq takohen në Nju Jork - opozita refuzon grupin e unitetit

Presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuciq, diskutuan në Nju Jork për fazën e re të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Brüssel, Hashim Thaci, Federica Mogherini, Aleksandar Vucic (Europäische Kommission)

Prishtina dhe Beogradi po fuqizojnë idenë e një faze të re të dialogut Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve, dialog ky i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Shefja e politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, takoi të martën me (20.09) presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atë të Serbisë, Aleksander Vuçiq, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Në një njoftim të lëshuar nga zyra e Mogherinit, thuhet se "të dy presidentët vazhduan diskutimet për fazën e re të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Gjithashtu shqyrtuan përparimin e bërë në zbatimin e Marrëveshjes për Drejtësinë, e cila do të hyjë në fuqi me 17 tetor, siç është rënë dakord në takimin e tyre të fundit”.

Mogherini mirëpret përkushtimin

Shefja e diplomacisë evropiane, thuhet se "e ka mirëpritur, përkushtimin e të dy presidentëve për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe ka kujtuar se përparimi i të dy vendeve në agjendën e integrimit në BE lidhet shumë me përparimin në dialog”.

Në dy takime që u zhvilluan në korrik dhe në fund të muajit gusht në Bruksel, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u dakorduan për një fazë të re të dialogut - për

Kosovo Prishtina - Federika Mogherini und President Hashim Thaci (Kosovo Presidency)

tej siç thuhet çështjeve teknike.

Presidenti i Serbisë, tha se do të nisë një dialog të brendshëm në Serbi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ndonëse e kundërshton hapur pavarësinë e Kosovës. Ndërsa, në anën tjetër, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka hedhur idenë e krijimit të një "grupi uniteti”, në Kosovë për të zhvilluar siç thotë, fazën e fundit të dialogut me Serbinë, dhe se çdo zgjidhje përfundimtare sipas tij, do të jetë në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve të Kosovës.

"Kosova dhe Serbia, qytetarët e të dy vendeve, kanë nevojë për një marrëveshje përfundimtare që u hap perspektivë të dy vendeve tona. Sot, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kemi një komunikim më normal se deri tani. Marrëveshja përfundimtare do të jetë ndihmuese për njëra-tjetrën. Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nënkupton marrëveshje për paqe dhe stabilitetin për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Presidenti Hashim Thaçi.

Refuzohet grupi i unitetit

Ideja e presidentit që Kosova të krijojë një grup uniteti për fazën e fundit të dialogut me Serbinë, është kundërshtuar nga partitë opozitare, të cilat thonë se Kosova ka institucionet e veta dhe ska nevojë për grup uniteti. Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në opozitë, Avdullah Hoti, e ka quajtur të pakuptimtë idenë e presidentit Hashim Thaçi për krijimin e ekipit të unitetit për dialogun Kosovë-Serbi.

"Kosova ka institucionet, tash është viti 2017 dhe është e pakuptimtë të kërkohet një ekip i unitetit. Prandaj mbahen zgjedhjet, zgjidhet Parlamenti, zgjidhet Qeveria dhe krijohen institucionet e vendit, të cilat duhet të marrin përgjegjësinë për të gjitha çështjet shtetërore të Kosovës”, është shprehur Avdullah Hoti.

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe shefi i grupit parlamentar të lëvizjes Vetë

Avdullah Hoti, Politiker Kosovo (DW/Bahri Cani)

Avdullah Hoti

vendosja, Glauk Konjufca. Ai thotë se "nga dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel ka përfituar vetëm Serbia. Marrëveshjet e arritura deri tani janë bërë në kurriz të Kosovës”. Konjufca thotë se "është kuvendi i Kosovës e jo Presidenca ajo që duhet të vendosë se si të veprohet tutje me ketë proces”.

Analistët politik nga ana e tyre, idenë e Presidentit për krijimin e një ekipi të unitetit në Kosovë, e cilësojnë si një mision të pamundur. Sipas tyre kjo do të mund t'i zgjaste pa fund bisedimet me Serbinë. Ramush Tahiri thotë se një ide e tillë nuk do të rezultonte e suksesshme. "Unë mendoj se ka kaluar faza e ekipit të unitetit edhe e grupeve të unitetit, sepse Kosova ka disa vite që është shtet dhe kemi krijuar institucionet shtetërore, të cilat janë mbi ekipet e unitetit. Ministritë punojnë në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve dhe i kanë zgjidhjet më të avancuara për secilin drejtim që ministritë i mbulojnë. Nuk shoh ndonjë arsye që në marrëdhëniet ndërkombëtare të dalim me ndonjë koncept tjetër, përveç konceptit të shtetit të Kosovës, i cili është i pranuar ndërkombëtarisht”, thotë Ramush Tahiri.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka nisur në mars të vitit 2011. Ndërsa marrëveshja e parë për normalizimin e marrëdhënieve u nënshkrua në prill të vitit 2013. Deri më tash Prishtina dhe Beogradi kanë arritur një varg marrëveshjesh, ndërsa tash po flitet për ndryshim të mundshëm të formatit të dialogut.

Ndër marrëveshjet më të rëndësishme cilësohet ajo për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, e cila në fakt akoma nuk është funksionalizuar.

 

Albanian Shqip

Amharic አማርኛ

Arabic العربية

Bengali বাংলা

Bosnian B/H/S

Bulgarian Български

Chinese (Simplified) 简

Chinese (Traditional) 繁

Croatian Hrvatski

Dari دری

English English

French Français

German Deutsch

Greek Ελληνικά

Hausa Hausa

Hindi हिन्दी

Indonesian Bahasa Indonesia

Kiswahili Kiswahili

Macedonian Македонски

Pashto پښتو

Persian فارسی

Polish Polski

Portuguese Português para África

Portuguese Português do Brasil

Romanian Română

Russian Русский

Serbian Српски/Srpski

Spanish Español

Turkish Türkçe

Ukrainian Українська

Urdu اردو