1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Thaksin para gjygjit

Bernd Musch-Borowska12 Mars 2008

Sot fillon procesi kundër ish kryeministrit të Tailandës, Thaksin Shinavatra, i akuzuar për korrupsion dhe abuzime në detyrë. Kjo ka qenë arsyeja që ushtria e rrëzoi atë nga pushteti në 2006.

https://p.dw.com/p/DNBm
Thaksin Shinawatra, kthehet nga ekzili
Thaksin Shinawatra, kthehet nga ekziliFotografi: AP

Ai pati qëndruar në mërgim (Ekzil) në Londër dhe u kthye në fund të shkurtit në Tailandë vullnetarisht. Thaksin, megjithatë, këmbëngul në pafajësinë e tij.

Përmes një puçi ushtarak, në shtator të vitit 2006, u rrëzua nga pushteti kryeministri i atëhershëm i Tailandës, Thaksin Shinavatra, i cili sot duhet të përgjigjet para një gjykatë në Bangkok për shkak të akuzave ndaj tij për korrupsion dhe abuzim në detyrë. Shinavatra e tronditi komunitetin tailandez të biznesit, kur familja e tij shiti papritur aksionet kontrolluese në Korporatën Shin, perandori e telekomunikacioneve e themeluar prej tij dhe nga e cila ai fitoi pasurinë. Ai fitoi 2 miliardë dollarë shtesë duke ia shitur pjesën e familjes kompanisë shtetërore të investimeve në Singapor, Tamasek. Kjo shkaktoi protesta të fuqishme nëpër rrugë, politikanë të opozitës i bënë thirrje të japë dorëheqjen - por ai thirri zgjedhje të parakohshme - që u bojkotuan nga partitë e opozitës, të indinjuara që ai u përgjigjej pikëpyetjeve për aksionet e tij private duke kërkuar votëbesimin e kombit.

Thaksin u kthye para dy javësh nga ekzili në Bankkgok për tu paraqitur në proces. Burri shumë i pasur i ka hedhur poshte të gjitha akuzat “Të gjitha akuzat kundër meje dhe familjes sime janë pa baza. Ne mund të tdëshmojmë pafajsinë tonë. Ne mund të tregojmë shumë thjeshtë që ne nuk kemi bërë asnjë padrejtësi“.

Pas kthimit të tij nga mërgimi, Thaksin u arrestua përkohësisht dhe me një kaucion u la përsëri i lirë. Megjithatë, ai pas dëgjimit të sotshëm para gjygjit mund të udhëtojë përsëri jashtë, siç është rasti i mbajtjes së leksioneve në disa universitet ndërkombëtare apo të përjetojë një lojë të klubit të tij futbollistik, të Mancestër -City-it. “Unë duhet të kthehem. Une i jam borxhli klubit tim të Manchester City-t. Ata kanë humbur shumë lojëra në muajin e kaluar dhe rrallë po fitojnë. Po ashtu kur unë jam i zënë, përpiqem me të gjitha mundwsitë që të jem gjithmonë aty kur zhvillohen lojërat." Pas organizimit të puçit ushtarak, Komiteti i ngitur për kontrollin e pasurive të politikanit tailandez, ka publikuar të hënën një tjetër rast kundër Thaksinit. Në këtë rast janë konstatuar ndryshime në sistemin e llotarisë shtetërore në vitin 2003. Thaksin duhet të ketë bërë përpjekje si kryeministër i atëhershëm, që të fusë pa votim në palament një system të ri llotarie. Shteti duhet të ketë humbur nga kjo, gati 440 milion dollarë. Megjithatë, Thaksin ka mbetur para së gjitha shumë i popullarizuar tek masat e varfra, të cilat i ka mbështetur fuqishëm gjatë pesë viteteve që ka qeverisur vendin.