1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Think Tank: Aty ku reflektohet për botën

31 Janar 2017

Gati 7000 „Think Tanks” - institute e organizata jo fitimprurëse në botë merren me ekspertiza politike duke ndikuar kështu edhe në marrjen e vendimeve nga ana e politikës. Por cilat institute janë më të njohurit?

https://p.dw.com/p/2WgJY
Der Denker von Auguste Rodin
Pamje simbolikeFotografi: picture alliance/akg-images

Bota po bëhet gjithnjë e më e ndërlidhur, gjithnjë e më komplekse dhe e komplikuar. Më shumë dije, më shumë fakte duhet të analizohen gjithnjë e më shpejt, duhet të kategorizohen sipas peshës që kanë për të ndihmuar në marrjen e vendimeve të rëndësishme. Kjo është hapësira e industrisë së shërbimit intelektual - e njohur edhe si think-tanks. Tregu është i mbushur plot me institute të tilla.

Një renditje e ofruar nga njëri prej universiteteve më të vjetër të SHBA-së, universiteti i Pensilvanisë ndihmon për të hedhur një vështrim në morinë e këtyre instituteve. Edhe këtë vit universiteti publikoi raportin "Global Go To Think Tank Report" për të cilin kanë punuar rreth 2500 ekspertë. Organizatori, James McGann thotë në parathënien e raportit se institute të tilla të studimeve politike përballen me „sfida ekzistenciale". Ai kritikon faktin që si në rastin e Brexit, ashtu edhe të zgjedhjes së Donald Trump Think-Tanks- këto institute kanë dështuar. Sipas tij lëvizjet sociale kanë marrë hov të ri për shkak të teknologjive të reja.

USA Brookings Institution
Vendi i parë për institutin amerikan, Brooking InstitutionFotografi: Public Domain

Superfuqia Think-Tank - SHBA

Me 1835 institute të tilla të analizës politike, SHBA zë vendin e parë në botë për kapitalin intelektual që zotëron, dhe me këtë edhe të ashtuquajturin "Soft power”. Më pas renditet Kina me 325 institute, Gjermania zë vendin e pestë me195 institute. Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore së bashku kanë 385 institute të tilla.

Instituti më i rëndësishëm konsiderohet ai i „Brookings Institution” në SHBA. Në vend të dytë renditet instituti britanik „Chatham Haus", ndërsa institutet gjermane zënë vendet 16, 17, dhe 18. Në këtë renditje shihen fondacione si Konrad Adenauar, i afërt me CDU, fondacioni Friedrich Ebert, i afërt me SPD dhe fondacioni për Shkencën dhe Politikën, i cili këshillon edhe qeverinë gjermane për çështjet e politikës së jashtme. Frank Priess nga fondacioni Konrad Adenauer e mirëpret renditjen ndër më të mirët të këtij fondacioni. „Për këtë raport pyeten ekspertët në të gjithë botën, si janë të lidhura institutet me njëri-tjetrin, si punohet së bashku. Kështu për një organizatë që ka aktivitet në të gjithë botën ekziston një mundësi më e madhe që të futet në renditje", analizon Priess.

Großbritanien Chatham House
Vendi i dytë për institutin britanik, Chatham HouseFotografi: picture-alliance/dpa/M. Stephens

Afërsia me proceset politike

Madje lista e institutive më të mira me lidhje me partitë politike udhëhiqet nga fondacionet gjermane. Krahas fondacionit Konrad Adenauer, dhe atij Friedrich Ebert, në renditje është futur edhe fondacioni i afërt me liberalët, Friedrich-Naumann. Priess shikon në këtë afërsi me partitë politike edhe një nga anët pozitive të këtyre fondacioneve. „Sepse përmes partive si partnere këto fondacione mund ta japin ekspertizën e tyre drejt e në proceset politike."

Ndërsa Konferenca e Sigurisë në Mynih zë vendin e parë si „konferenca mamje simbolie e mirë Think-Tank e eskpertizës politike. Për shkak të prezantimit dinjitoz në këtë renditje, duket se nuk ka vend për t'u shqetësuar për ekspertizën politike në Gjermani. Por institutet gjermane kanë edhe një pikë të dobët: Në 35 institutet e renditura në kategorinë „Politika Globale e Shëndetësisë" nuk gjen asnjë institut gjerman, po ashtu  edhe në renditjen për "Politikën Arsimore”, institutet gjermane mungojnë.