1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tillerson paralajmëron Kremlinin

7 Gusht 2017

Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson ka paralajmëruar homologun rus, Sergel Lavrov nga një përkeqësim i marrëdhënieve me Rusinë. Kundërmasat ruse nuk do të mbeten pa përgjigje.

https://p.dw.com/p/2hocO
Philippinen ASEAN Außenministertreffen in Manila Lawrow und Tillerson
Fotografi: picture-alliance/dpa/V. Belousov

Në kuadër të takimit të shteteve të bashkësisë së vendeve aziatiko jugore dhe lindore (ASEAN) në kryqeqytetin e Filipineve, Manila, Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson është shprehur se i ka bërë të ditur homologut rus, Sergej Lavrov se SHBA do të reagojë pas masave ndëshkuese diplomatike të Rusisë. SHBA pritet që deri më 1 shtator të kundërpërgjigjet. Deri në këtë datë SHBA duhet të reduktojë numrin e personelit të Rusi me 755 vetë. Rusia u përgjigj me dëbimin e diplomatëve pas sanksioneve të reja amerikane.

Tillerson: Rusia ka "dëmtuar" marrëdhëniet

Përzierja ruse në fushatën zgjedhore presidenciale amerikane është një "incident serioz" ka thënë Tillerson dhe këtë ai ia ka bërë të ditur homologut rus në takimin e së dielës. Lavrovit i është bërë e qartë se "ky incident ka mbjellë një dyshim serioz". Përzierja ruse ka "dëmtuar" marrëdhëniet mes dy vendeve.

Philippinen Manila - Rex Tillerson
Fotografi: picture-alliance /dpa/Reuters Pool/AP/E. De Casto

Ndërkohë pas takimit, ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov ka sinjalizuar gadishmëri për dialog. Ai është shprehur se këtë gadishmëri e ka kuptuar edhe tek pala amerikane.

Javën e kaluar presidenti amerikan, Donald Trump nënshkroi një ligj të kongresit amerikan për sanksione të tjera kundër Rusisë, masat më të forta këto prej vitesh, sipas ekspertëve. Nga këto masa preket ndër të tjera edhe sektori energjitik rus. Ministria e Jashtme në Moskë e ka parë nënshkrimin e ligjit si goditje të rëndë për bashkëpunimin mes dy vendeve.

 

la/(afp, ap)