1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tiranë: Mocion debat me kryeministrin Berisha për çështjen "Fazllic"

Arben Muka4 Nëntor 2008

Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, ndërkohë që mazhoranca e cilëson opozitën si pa alternativë

https://p.dw.com/p/FnE3
Parlamenti i ShqipërisëFotografi: AP Photo

Seanca e mocionit debat me kryministrin nisi të hënën pasdite përfundoi të martën në orët e para të mëngjesit. Për rreth 7 orë deputetët e mazhorancës dhe ata të opozitës kishin zgjedhur taktika të ndryshme në diskutimet e tyre. Iniciatorët e seancës debat, deputetët e opozitës, u përqëndruan tek aktiviteti në Shqipëri i biznesmenit serbo-boshnjak Damir Fazllic, lidhjet e tij me kryeministrin dhe anetarë të qeverisë në sipërmarrjet e tij.


Opozita: Me çështjen "Fazllic" sheti është i kapur

Kryetarja e grupit parlamentar të PS, Valentina Leskaj, e prezantoi çështjen Fazllic, jo si një çështje thjesht korruptive, por si kapje të shtetit. Eshtë kapje e shtetit, për sa kohë që, kryeministri, vë në shërbim të tij institucionet e shtetit dhe qeveria merr vendime në favor të biznesit të tij (si ngritja e parkut energjitik), kur familjarë të kryeministrit dhe ministrave rezultojnë të lidhur direkt në afera biznesi me të. Eshtë kapje e shtetit kur për shkak të tij kryeministri vë nën presion institucionet e pavarura, duke kërkuar deri edhe hetim ndaj prokurorisë, - tha Leskaj duke iu drejtuar kreut të qeverisë se është e drejta juaj të zgjidhni miqtë tuaj, por ju nuk jeni një qytetar i thjeshtë, ju jeni kryeministri i vendit dhe kryeministri i vendit nuk mund të ngatërrojë miqësitë personale me punët e shtetit".

Në këtë linjë ishin dhe deputetë të tjerë të opozitës, të cilët denoncuan sipas tyre përhapjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar ku ishte pjesë dhe qeveria.


Berisha: Opozita nuk ka alternativa, është e inkriminuar

Por kryeministri Berisha në fjalën e tij kryesore, si dhe në disa ndërhyrje, që bëri gjatë seancës maratonë, as që e përmendi emrin e Damir Fazllic, por u përqëndrua në tri vitet e qeverisjes së djathtë, reformat dhe arritjet në sektorë të ndryshëm. Kryeministri e paraqiti opozitën si pa alternativë dhe që shpenzonte energji marramendëse duke shpifur dhe duke hedhur baltë mbi punën e qeverisë. Ai ka hedhur dhe akuza ndaj opozitës duke e konsideruar atë si të lidhur me krimin. Ky mocion fakton se shoku Rama e ka zhytur këtë opozitë në universitetin e boshit, në batakun e marrëzive, bllofeve, retorikës së trillimeve, mashtrimeve, falsifikimeve si asnjë opozitë tjetër e këtij kontinenti. Tre vjet më parë Shqipëria ishte protektorat i vërtetë i krimit të organizuar. Tirana dhe veriu i saj kontrollohej nga Nehat Kulla, Durrësi nga klani i Zemunit, që edhe sot u bën rreshtore te të gjithë eksponentët e opozitës. Këta janë të përçarë njeri me tjetrin, por kur vjen puna tek "Arrogosta" përkulen të gjithë bashkërisht, sepse Zemuni ka arkivat e tyre. Dhe nuk dini ju se si lëpihen dhe përpihen klani i Zemunit, shefit suprem të opozitës shqiptare.

Gjatë seancës debat nuk kanë munguar dhe sharrje e fyerje personale mes deputetëve të mazhorancës dhe të opozitës.


Arben Muka


►◄