1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tiranë: Zhvillohet konferenca e parë ndërkombëtare për gjermanistikën

Arben Muka / Tiranë5 Dhjetor 2008

Në diskutimin që do ta zgjasë dy ditë, janë të pranishëm profesorë dhe studiues të gjermanishtes jo vetëm nga Shqipëria dhe Gjermania, por dhe nga Kosova, Maqedonia e Kroacia.

https://p.dw.com/p/GA41
Fakulteti i gjuhëve të huaja, në Universitetin e Tiranës
Fakulteti i gjuhëve të huaja, në Universitetin e TiranësFotografi: DW / Cama

Në ambjentet e Fakultetit të gjuhëve të huaja, në Universitetin e Tiranës, ka nisur të premten pasdite konferenca e parë ndërkombëtare që i kushtohet problemeve të gjermanistikës. Kjo veprimtari e rëndësishme po konsiderohet si fryt konkret i bashkëpunimi rreth 2 vjeçar mes departamentit të gjuhës gjermane në Universitetin e Tiranës dhe Institutit për Gjermanistikën në vendet e huaja pranë Universitetit të Jenës në Gjermani. Një prej organizatorëve të konferencës, dr. Brikena Kadzadej, tha për DW, se qëllim kryesor është mbledhja e studiuesve të gjermanishtes për të ndarë mes tyre rezultatet e punimeve të tyre kërkimore e shkencore të kohëve të fundit, në tema ndërkulturore, për mësimdhënien e gjuhës, punime krahasuese gjermano shqiptare etj."
Prezente në konferencë janë dhe prof.dr Herman Funk, dekan i Universitetit të Jenës, Dr. Verner Biechele, po nga ky universitet, lektorë dhe studiues nga Universiteti i Prishtinës, në Kosovë, nga Universiteti i Tetovës në Maqedoni, nga Universiteti i Rjekës në Kroaci etj.

Në seancën e parë të punimeve të konferencës ka qënë prezentë dhe ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Bernd Borchardt, përfaqësues nga Kryeministria, nga stafi akadenik i Universitetit të Tiranës etj. Mbështetjen kryesore për aktivitetin e ka dhënë Shërbimi i Shkëmbimit Akademik Gjerman, DAAD. Ditën e premte në ditën e premte të gjithë të ftuarit nga Gjermania dhe rajoni kanë zhvilluar vizita punë në ambjentet e departamentit të gjuhëve te huaja në Universitetin e Tiranës, si dhe kanë bashkëbiseduar dhe me drejtuesit e fakultetit të gjuhëve të huaja të këtij Universiteti.