1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tmerri i atentatorëve të veçuar islamistë

Wolfgang Dick15 Korrik 2016

Paralajmërimet e autoriteteve për akte terroriste përfshijnë edhe atentatorët e veçuar. Me gjasë edhe atentatori i Nisës, ishte një i tillë. Ky grup është shumë i rrezikshëm, thonë ekspertët.

https://p.dw.com/p/1JPNr
Deutschland Trauer nach dem Terroranschlag in Nizza in Berlin
Fotografi: picture-alliance/dpa/S. Stache

Deutsche Welle: Zoti Tophoven, çfarë roli luan një atentator i i vetëm në luftimimn e terrorizmit?

Rolf Tophoven: Nëse tek atentatorët e veçuar vihet re një sfond salafist-xhihadist, atëherë kemi të bëjmë me një modelin e "ujqërve të vetmuar". Sepse ky lloj atentatori nuk punon në grup, dhe nuk ka shenja atentati paraprakisht. Në qarqet e sigurisë prej kohësh ekziston shqetësimi, se krahas celulave të organizuara terroriste, edhe atentatorët e veçuar përbëjnë rrezik të madh. Një njeri që nuk është nën mburojën e përgjimit të policisë apo autoriteteve të sigurisë, ai lëviz si një "bombë me sahat e fjetur". Në çdo kohë mund të kemi një vetëradikalizim, dhe atentate të tilla janë shumë të vështira, deri të pamundura për t'u ndaluar.

Çfarë bëhet për t'iu afruar një personi të tillë?

Në Gjermani qendra të ndryshme të islamit janë nën vëzhgim, sidomos në qytetet e mëdha. Celulat njihen, por vëzhgohen edhe ata që quhen si "rrezikuesit", njerëz që qëndrojnë në periferi të këtyre aksioneve. Një atentator të mundshëm mund ta dallosh, vetëm nëse ai në ambientin e tij ka rënë në sy për shprehje ekstremiste apo veprime që bien në sy në grupin e tij. Ndryshe ai është absolutisht i pazbulueshëm.

Çfarë dihet për atentatorët e veçuar islamistë?

Ata janë të zhgënjyer thellësisht. Nuk shohin asnjë perspektivë profesionale. Disa nuk shohin se janë të integruar në shoqëri. Ata veprojnë thjesht nga dëshpërimi. Prandaj janë shumë të ndjeshëm ndaj ofertave të organizatave terroriste islamiste.

Sa udhëzues të organizatave terroriste qarkullojnë në internet për këta lloj atentatorësh, që të bëjnë të kuptosh autorët apo edhe objektivat e terrorit?

Gjithmonë ka thirrje nga udhëheqës islamistë, që thonë, merrni çfarë të gjeni, një thikë, një makinë dhe hyni në turmën e njerëzve, vrisni si të doni. Tendenca tani kalon tek grupet e vogla dhe mjetet më të thjeshta, por që kanë një efekt të madh. Prandaj të gjitha grumbullimet e mëdha të njerëzve janë të rrezikuara?

Ka analiza nëse sulmet nga atentatorë të tillë kanë rrezik shtimi?

Kjo nuk mund të thuhet seriozisht, sepse nuk ka njohuri të caktuara, nëse këto sulme do të shtohen në të ardhmen. Numri që Zyra Federale e Krimialistikës bëri të ditur të premten (15.07) është rreth 400 rrezikues. Edhe ata që kthehen nga zonat e terrorit të të ashtuquajturit "Shteti Islamik" përbëjnë rrezik, po qe se krijojnë rrjete.

Duhet të ketë sipas jush më shumë përgjim të komunikimit dhe ruajtje në masë të të dhënave?

Për këtë unë jam angazhuar gjithmonë. Edhe Zyra Federale e Kriminalistikës e ka kërkuar këtë. Por dyshoj, nëse do të bëjnë diçka në drejtim të atentatorëve të veçuar. Për këto masa ekziston një kuadër i rreptë ligjor. Po ashtu edhe shkëmbimi i të dhënave mes autoriteteve të sigurisë në BE lë shumë për të dëshiruar.

Rolf Tophoven është drejtor i "Institutit për ndalimin e krizave" (Ifus) në Essen dhe prej disa dekadash merret me studimet për terrorizmin.