1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tone pajtimi nga Koreja e Veriut - Kthesë radikale?

2 Janar 2013

Kanë ardhur kohë të reja për Korenë e Veriut? Mijëra vetë festuan në Penjan ndërrimin e viteve duke festuar me fishekzjarrë. Dhe kryetari i shtetit, Kim njoftoi afrimin e vendit me Jugun.

https://p.dw.com/p/17By5
In this Tuesday, Jan. 1, 2013 image made from video, North Korean leader Kim Jong Un speaks on podium in Pyongyang, North Korea. Making his first New Year's speech, Kim called Tuesday for his country to focus on economic improvements with the same urgency that scientists put into the launch of a long-range rocket last month. (Foto:KRT via AP Video/AP/dapd) TV OUT, NORTH KOREA OUT
Fotografi: dapd

"Një pikë e rëndësishme për t`i dhënë fund ndarjes së vendit dhe ribashkimit të tij, është të pengohen konfrontimet midis Veriut dhe Jugut", tha Kim Jong Un në një fjalim të transmetuar me televizion. E kaluara ka treguar se konfrontimet midis njerëzve nuk bëjnë gjë tjetër veçse çojnë në luftë".

Ishte fjalimi i parë i mbajtur për Vitin e Ri nga një pushtetmbajtës koreanoverior, që kur gjyshi i Kim Jong Un-it, Kim Il Sung doli para publikut në vitin që humbi jetë në 1994. Kim Jong Un u bë me vdekjen e të atit dhe pararendësit të tij Kim Jong Il në dhjetor 2011 pushtetmbajtësi i ri në vendin komunist.

Kim kërkon rritjen e standardit të jetës

Detyra të rëndësishme në vitin që filloi, tha Kim Jong Un më tej, janë rritja e standartit të jetesës. Viti 2013 do sjellë një "kthesë radikale" në rritjen ekonomike. Korea e Veriut duhet t`i drejtohet në të ardhmen zhvillimit ekonomik me po atë përkushtim, që shkencëtarët patën gjatë testimit të fundit të raketave, tha Kim. Të gjitha detyrat ekonomike sivjet do kenë të bëjnë me rritjen radikale të prodhimit dhe përmirësimiin e nivelit të jetesës. Koreja e Veriut duhet të kthehet në "gjigand ekonomik".

Slogans honoring the leadership are displayed during a mass rally organized to celebrate the success of a rocket launch that sent a satellite into space on Kim Il Sung Square in Pyongyang, North Korea, Friday, Dec. 14, 2012. As the U.S. led international condemnation of what it calls a covert test of missile technology, top North Korean officials denied the allegations and maintained the country's right to develop its space program. (Foto:Ng Han Guan/AP/dapd)
Festohet prova e një rakete nga Koreja e Veriut më 14.12.2012Fotografi: AP

Po ashtu ai kërkoi "revolucion në shkenca dhe teknologji". Populli i Koresë së Veriut është shumë i varfër dhe shpesh i varur nga ndihmat e huaja në ushqime. Ekonomia ndodhet përtokë për shkak të sanksioneve ndërkombëtare të vendosura prej provave bërthamore.

Një rreze e vogël shprese

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut ndodhen në gjendje lufte që prej luftës së Koreve në fillim të viteve 1950-të. Edhe Koreja e Jugut i ka rritur shpresat për një afrim. Kështu, presidentja konservatore Park Geun Hye ka shprehur gatishmërinë të takohet me Kim Jong Un. Kusht është që Koreja e Veriut të heqë dorë nga programi atomik. Por qeveria komuniste nuk e pranon këtë kusht. Sidoqoftë, ajo që ra në sy ishte se në fjalimin e tij Kim nuk e përmendi fare programin atomik. Në vend të tij ai foli për zhvillimin e armëve të sofistikuara.