Trabi i Lindjes
Trabant quhej autovetura që prodhohej në Gjermaninë Lindore nga viti 1957 deri më 1991.
Fabrika në Zwickau
Me bashkimin e Gjermanisë ndryshimi i sistemit politik në lindje të vendit, solli mbylljen e fabrikës së Trabantit. Ky model qe tanimë i vjetëruar për një Gjermani të bashkuar.
Zhurmëmadh por me pak kuaj fuqi
Makina e prodhuar në Gjermaninë Lindore kishte 18 deri më 26 (kf) kuaj fuqi. Shpejtësia maksimale e Trabit ishte deri në 110 km/h.
Drejt mëkateve në Hamburg
Menjëherë pas rënies së murit të Berlinit më 9 nëntor 1989, në Hamburg vërshuan makiant Trabant. Në lagjen St. Pauli qytetarët e Lindjes provuan mëkatet e Perëndimit klubet natës, kasinot etj, që ishin të ndaluara në Lindje.
Simbol i bashkimit gjermano-gjerman
Trabi u bë simboli i bashkimit që në momentin kur ra muri i Berlinit. Qytetarët e Lindjes kalonin për herë të parë kufirin me makinat e tyre të vogla. Edhe tani shumë vite pas bashkimit Trabanti është po aq legjendar dhe të kujton të kaluarën.